Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakra është shumë e pasur me substanca të dobishme për shëndetin tonë. Në fakt nuk duhet të mungojë në tryezat tona. Kjo zarzavate është tipike e stinës së dimrit, e gjejmë deri në fillim të pranverës. Me lulelakrën mund të bëjmë disa receta si pjata të para apo garnitura për të shoqëruar pjata me mish a peshk. Ne kemi sjellë një recetë të thjeshtë e të shpejtë.

Lulelakër e skuqur me vezë

Përbërësit

  • 1 kg lulelakër e bardhë
  • 3-4 vezë
  • 2-3 lugë djathë të grirë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj

Përgatitja

  • Marrim lulelakrën dhe e pastrojmë nga gjethet, e kalojmë në ujë të rrjedhshëm. Më pas e ndajmë në tufa dhe e vendosim të ziejë në një tenxhere me avull ose në një tenxhere me ujë me kripë. I lemë të ziejnë përreth 15 minuta. Në një pjatë rrahim vezët, i hedhim pak djathë të grirë e piper dhe i përziejmë mirë.
  • Pasi lulelakra është zier, e marrim dhe degët e saj i kalojmë në vezë dhe më pas i skuqim në tigan me vaj të nxehtë.
  • Këtë pjatë mund ta servirim si garniturë për një pjatë mishi të pjekur. Sipas dëshirës, mund ti shtojmë pak lëng limoni sipër lulelakrës së skuqur.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Speca të pjekur

Specat janë shumë të shijshëm dhe mund ti përdorim në shumë receta. Por lëkura e tyre nuk tretet mirë. Në këtë recetë japim një sekret sesi mund ti heqim lëkurën e specave pa u lodhur shumë.

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.