Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.

Përbërësit për Qofte të vogla


  • 500 gr mish i grirë

  • 1 qepë

  • 3 thelpinj hudhre

  • 1 vezë + 1 të verdhë veze

  • 1 patate e vogël

  • 1 fete bukë

  • pak qumësht

  • pak kripë

  • pak piper

  • pak rigon

  • pak nenexhik

  • pak majdanoz

  • pak vaj

Përgatitja

Hedhim në grirësin elktrik qepën e qëruar, hudhrën, erëzat dhe i grijmë. Vendosim fetën e bukës të regjet me pak qumësht. Në një enë të madhe hedhim mishin e grirë. Shtojmë qepën e grirë me erëzat. Shtojmë edhe bukën, të cilën e shtypim me dorë. Bashkojmë vezën dhe kripë. Me anë të një rendeje grijmë pataten e qëruar dhe e shtojmë te ena me përbërësit e tjerë. Trazojmë të gjithë përbërësit me dorë. E punojmë derisa të arrijmë një masë homogjene. E lemë përreth 30 minuta që të pushojë. Më pas me dorë krijojmë qofte të vogla. I lyejmë sipër me të verdhën e vezës me anë të një furçe. Më pas i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet i shërbejmë të ngrohta, të shoqëruar me patate të skuqura, me pure patatesh ose me sallatë.

Ju bëftë mirë

Receta të Ngjashme

5 thoughts on “Qofte të vogla”

  1. A din dikush te me tregoj si behen qebapat?Nese po ju lutemi shkruajeni reqeten.Ju falemnderit.

Shkruani Komentin Tuaj