Tavë kosi (tavë Elbasani)

tave-kosi-receta-gatimi-arti-shqip-pjata-tradicionale-shqiptare-2

Tava e kosit është një nga gjellët më karakteristike shqiptare. Ajo përgatitet me mish qengji ose dashi, vezë e kos e pak oriz. Mund të gatuhet edhe pa oriz, por ne në këtë recetë e kemi përdorur pak oriz.
Do të ishte ideale nëse tava do të piqej në furrë druri.

Përbërësit për Tavë kosi (tavë Elbasani)

    Përbërësit për 4-5 persona

  • 700 gr mish qengji

  • 50 gr gjalpë

  • 3 vezë

  • 1200 ml kos i bardhë

  • 2-3 lugë gjelle miell

  • 1-2 lugë gjelle oriz

  • pak kripë

  • pak piper

Përgatitja për Tave Kosi

Zakonisht tava e kosit përgatitet me mish qengji por mund ta përgatisim edhe me mish dashi. Nëse e përgatisim me këtë të fundit, duhet ta vendosim më parë të ziejë në një tenxhere me ujë. E më pas vazhdojmë përgatitjen si më poshtë, si me mish qengji.

Marrim mishin e qengjit dhe e sistemojmë në tavë. E lyejmë sipër me gjalpë dhe e vendosim në furrë që të piqet. E lemë të piqet derisa mishi të marrë një ngjyrë të bukur si në të kuqërremtë, ( shtojmë pak ujë nëse e shohim që mishi po thahet shumë dhe e lemë të skuqet). Në këtë moment e heqim nga furra.
Ndërkohë në një tenxhere hedhim gjalpin e mbetur dhe pak miell. I kaurdisim mirë së bashku derisa mielli të zverdhet. Duhet të kemi kujdes që ta trazojmë gjithmonë në mënyrë që të mos djegim miellin.
Kur mielli të jetë zverdhur shtojmë me kujdes lëngun e mishit të holluar me pak ujë( e kullojmë me kujdes që të mos digjemi lëngun e mishit nga tava që tia shtojmë miellit). E trazojmë mirë që të mos krijohen kokrriza me miell. E vendosim të ziejë duke e trazuar gjithmonë dhe kur salca të jetë trashur e heqim nga zjarri. E lemë të ftohet pak.

tave-kosi-receta-gatimi-arti-shqip-pjata-tradicionale-shqiptare-2

Në një enë qelqi të madhe hedhim vezët, i rrahim pak, shtojmë pak kripë, pak piper dhe kosin. I trazojmë mirë bashkë. Më pas shtojmë edhe salcën e miellit. I përziejmë bashkë.
Në tavën që kishim mishin shtojmë pak oriz, sistemojmë mirë mishin sipër orizit dhe shtojmë gjithë masën e përgatitur. (Mund ti shtojmë sipër disa copa gjalpi nëse dëshirojmë).

Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 220°C përreth 20-30 minuta ose derisa të shohim që tava sipër ka krijuar një ngjyrë të bukur të artë.
Nxjerrim tavën nga furra dhe e shërbejmë gjellën të ngrohtë të shoqëruar ne feta buke të thekur.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

You Might Also Like

4 thoughts on “Tavë kosi (tavë Elbasani)”

    1. Pershendetje Blerta, kjo lloj tave mund te behet dhe me lloj tjeter mishi. Por kur ta zini mishin, qe te behet me i shijshem mudeni ta kaverdisni mishin me perime s.p. Karota, presh, qep & gjethe dafine pak vere te kuqe ose te bardhe dhe pastaj ti hidhni uje te ftohet, mbase te valoj eshte mir te zihet me Temperatur te mesme.

Reply via Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>