Receta për Kabuni

Kabunija është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, e gatuar me oriz, sheqer dhe e përzier me rrush të thatë i cili i jep një shije të veçantë. Me pak përbërës dhe në pak kohë, do të kemi një ëmbëlsirë që do të kënaqë të gjithë të ftuarit tanë.

Receta për Kabuni

Përbërësit

  • 500 gr oriz
  • 1 litër lëng mishi mundësisht dashi(ose ujë)
  • 200 gr sheqer
  • 150 gr rrush të thatë
  • 100 gr gjalp
  • 1 lugë vaj ulliri
  • pak kanellë pluhur
  • pak karafil
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në tenxhere hedhim gjalpin dhe vajin dhe pasi ka shkrirë gjalpi hedhim orizin. E kavërdisim për gati 5 minuta duke e përzjerë me lugë druri pa ndaluar. Hedhim ujin i cili duhet të jetë i nxehtë, dy – tre kokrra karafil dhe pak kripë.
  • Për ti dhënë kabunisë atë ngjyrën e bukur, bëjmë karamelin duke skuqur 2 lugë sheqer me pak vaj ulliri. Pasi është skuqur sheqeri, e shtojmë te kabunija gjatë zierjes.
  • E lemë masën të ziejë të mbuluar me kapak në zjarr të ngadalshëm.
  • Pasi shikojmë që uji ka shterur dhe orizi ka çuar bulëza sipër e fikim zjarrin. E lemë të mbuluar për gati 10 minuta që orizi të zbutet.
  • Pastaj e derdhim orizin në tepsi ku hedhim edhe rrushin e thatë.
  • E lemë përsëri 10 minuta dhe më pas i hedhim sheqerin. E përziejmë sa të shikojmë që sheqeri është tretur dhe pastaj e hedhim në pjata, sipër hedhim kanellën dhe mund t’a zbukurojmë me reçel rrushi sipër.

Notes

Përgatitja e Kabunisë

Ju bëftë mirë!

kabuni-kuzhina-shqiptare-receta-gatimi

7 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Embëlsirë me çokollatë dhe amareta

Kjo është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Përgatitet me amareta, kakao, vezë, qumësht dhe e mbuluar sipër me karamel. Mund ta zbukurojmë me amareta sipër. Është me të vërtetë një ëmbëlsirë e shijshme që ia vlen mundimi i përgatitjes.

Receta për Sultjash

E kush nuk e kujton këtë ëmbëlsirë dhe nuk e lidh me fëmijërinë. Sa e sa herë e kanë përgatitur për ne nënat tona. Mjafton pak përbërës dhe kemi një ëmbëlsirë të shijshme e të shëndetshme.