Receta për Krem Brulèe

Crème brûlée, shfaqet për herë të parë në një libër recetash franceze, dhe pse origjina ka mundësi të jetë shpikje anglezëve. Anglezët e quajnë “burnt cream”, pra krem i djegur. Le ta zbulojmë si të gatuajmë këtë recetë ëmbëlsire.

Receta për Krem Brulèe

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 2 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 150 ml qumësht
  • 350 ml pana
  • 5 të verdha veze
  • 100 gr sheqer
  • 1 pako vanilje
  • pak sheqer të papërpunuar

Përgatitja

  • Për të përgatitur krem brulèe si fillim, në një enë bashkojmë qumështin me ajkën (panna) dhe i vendosim në zjarrë. I lëmë derisa të kapin pikën e vlimit. Më pasi i heqim, hedhim vaniljen trazojmë dhe e lëmë të ftohet pak.
  • Në një enë tjetër mundësisht qelqi apo porcelani, hedhim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe me anë të një luge i trazojmë pa bërë shkumë.
  • Marrim qumështin dhe panën që vluam pak më parë dhe i bashkojmë me vezët dhe sheqerin. I trazojmë mirë me ngadalë.
  • Ndërkohë ndezim furrin në 180°C.
  • Përbërjen e marrë e shpërndajmë nëpër kupa të vogla porcelani që durojnë nxehtësi. Creme Brulèe kërkon që të piqet në banjëmaria.
  • Më përmasat sipër mund të mbushi rreth 5-6 kupa nga 100 ml. Më pas duhet ti vendosim në një tavë, ku duhet ta mbushim me ujë, derisa niveli të arrij tek gjysma e kupave.
  • Me kujdes e fusim në furë për pjekje për 40-50 minuta, ose derisa sipër të shikoni një ngjyrë të karameltë.
  • Pasi të jenë pjekur, i marrim kupat me krem brulèe dhe i hedhim pak sheqer të pa përpunuar sipër (ose të bardhë). Me anë të një djegësi për kuzhinën, afroni flakën sipër sheqerit sa të karamelizohet. Në alternativë, nëse nuk keni djegës, futini në furrë, duke ndezur pjesën e sipërme të furrit.

Krem Brulèe është gati për tu shërbyer, vizitoni dhe recetën për Krem Karamel.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.

Bajadera

Receta bajadera na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tone. Bajadera siç i thonë në zonën e Kosovës, janë biskota të përziera me arra e çokollatë

Tortë për ditëlindje për fëmijë (Hello Kitty)

Kjo është një tortë speciale për raste ditëlindjesh për fëmijët e jo vetëm. Në rastin tonë e kemi zbukuruar sipër tortën me figurën e Hello Kitty por çdo njeri është i lirë të bëjë zbukurimin që i pëlqen më shumë. Në këtë recetë kemi një bazë pandispanje ose më mirë një tortë 'sfungjer' ( sponge cake) që është e mbushur me një krem çokollate. është me të vërtetë një tortë që ia vlen mundimi i përgatitjes. Miqtë tuaj do të ngelen patjetër shumë të kënaqur nga kjo ëmbëlsirë.