Patëllxhan me djathë kaçkavall

Një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë plot shije e aromë. Receta patëllxhan me djathë ka pak kalori dhe mund të shërbehet si shoqëruese për pjatat kryesore.

Patëllxhan me djathë kaçkavall

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 600 gr patëllxhan
  • 3 kokrra vezë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 filxhan galetë bukë e grirë
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • borzilok i freskët
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Lajmë patëllxhanët dhe i presim në formë rrethore me trashësi gati 2 cm. Nëse patëllxhanët kanë pak hidhërime, fetat e prera i futim për 30 minuta në ujë me kripë. Pastaj patëllxhanët i kullojmë dhe i lemë pak mbi një letër kuzhine të thahen.
  • Më pas patëllxhanëve u bëjmë një gjysmë prerje dhe futim brenda një fetë djathë kaçkavall të shoqëruar me një gjethe borziloku. Fillimisht patëllxhanëve u bëjmë një gjysmë skuqje në një tigan me vaj ulliri.
  • Patëllxhanët i heqim nga tigani dhe i vendosim në një pjatë, ndërkohë në një enë tjetër rrahim vezët, hedhim kripë, piper, miell dhe i trazojmë mirë.
  • Galetën (bukë e thatë e grirë) e hedhim në një pjatë tjetër. Vendosim tiganin në zjarr më vaj ulliri. Patëllxhanët i marrim me kujdes dhe në fillim i kalojmë në enën me vezë e më pas në galetë. Pasi kemi hequr tepricën, patëllxhan me djathë i kalojmë skuqjen tjetër në tiganin me vaj të nxehte.

Receta me patëllxhan me djathë është gati, ju bëftë mirë!

Lexoni gjithashtu recetën për imam bajalldi patëllxhan te mbushur

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kastravecë turshi

Kastravecë turshi është një recetë tjetër që na mundëson të konservojmë kastravec për një kohë të gjatë. Kastravecët duhet të jenë në madhësi mesatare dhe zgjidhni ata më cilësorët. Kastravecë turshi kanë një kosto të ulët dhe mund të shoqërojnë çdo pjatë ose mund të shërbehen gjatë një aperitivi midis miqsh.

Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakra është shumë e pasur me substanca të dobishme për shëndetin tonë. Në fakt nuk duhët të mungojë në tryezat tona. Kjo zarzavate është tipike e stinës së dimrit, e gjejmë deri në fillim të pranverës. Me lulelakrën mund të bëjmë disa receta si pjata të para apo garnitura për të shoqëruar pjata me mish a peshk. Ne kemi sjellë një recetë të thjeshtë e të shpejtë.