Karrota sallatë

Karrota sallatë është shumë e mirë për shëndetin tonë. Ajo është e pasur me vitamina A(Betakarotene), B, C, PP, D e E, me kripëra minerale dhe glukoze. Për këtë motiv këshillohet konsumimi i karotës sepse mbron organizmin tonë nga shumë sëmundje infektive.

Karrota sallatë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 4-5 karrota
  • pak majdanoz
  • pak kripë
  • 2 thelpinj hudhra
  • pak vaj
  • pak uthull

Përgatitja

  • Pasi i kemi qëruar karrotat, i vëmë të ziejë në një tenxhere me avull.
  • Kur të jenë zier, i lëmë të ftohen dhe i presim në copa të vogla. Më pas i hedhim sipër majdanozin dhe hudhrën e grirë hollë, kripë, vaj e uthull.
  • I trazojmë mirë dhe i lëmë përreth 30 minuta përpara se ti servirim.

Ju bëftë mirë

2 Shares
6 comments
  1. sallata me karrota me pelqen shume dhe nuk e kam provuar ne kete menyre.do ta provoj dhe ju falenderoj per recetat qe jepni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.