Tullumba

Tullumbat janë një ëmbëlsirë mjaft e njohur në vendin tonë. Brumi i tullumbave siç është ai i pastës shu është një brumë i zier. 

Këto ëmbëlsira skuqen direkt në vaj të nxehtë e më pas futen në shurup sheqeri. Tullumbat anë vërtet të shijshme e miqtë tuaj do të mbeten të kënaqur nga ky gatim.

Tullumba

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Video

Përbërësit

Për brumin

  • 120 gr miell
  • 35 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • 110 ml ujë
  • 5 gr kripë
  • 5 gr sheqer

Për shurupin

  • 500 gr sheqer
  • 300 ml ujë
  • 2 lugë çaji lëng limoni

Për Skuqjen e Tullumbave

  • 200 ml vaj për skuqje

Përgatitja

  • Hedhim në një tenxhere ujin, kripën, sheqerin, gjalpin e prerë në kube të vegjël që të shkrijë sa më shpejte. Kështu i copëtuar nuk ndryshon masën e ujit duke vluar shumë. Sipas dëshirës mund të shtojmë pak qumësht për ti dhënë më shumë ngjyrë tullumbave.
  • I përziejmë mirë dhe i ngrohim deri sa të fillojë të vlojë. E heqim nga zjarri dhe hedhim miellin e situr dhe e përziejmë shpejt me një lugë druri.
  • E vendosim në zjarr të ulët duke e përzier gjithmonë derisa të shohim që masa të shkëputet lehtë nga anët e enës dhe të formoj një masë si top. Më pas masën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi e lemë të ftohet. Mund ta vendosim poshtë një ene me ujë të ftohtë ose akull për të përshpejtuar ftohjen.
  • Pasi të jetë ftohur i shtojmë vezët një nga një duke e përzier çdo vezë derisa të shpërbëhet komplet. Kjo fazë do një përzierje shumë energjike. Vazhdojmë ta përziejmë derisa të arrijmë një masë të trashë në formë kremi dhe pak elastike.
  • Masa e përgatitur hidhet në xhep pastiçeri duke vënë formën e dhëmbëzuar. Nëse nuk keni xhep, lyeni dy lugë me vaj dhe formoni toptha të vegjël.
  • Në një tigan hedhim vaj dhe e lemë të nxehët. Fillojmë të hedhim brumin nëpërmjet formës së dhëmbëzuar direkt në vaj të nxehtë por me zjarr të ulët. Pasi janë skuqur i heqim me kujdes nga vaji dhe i hedhim në shurup të ftohtë ku mbahen përreth 3-5 minuta.

Sherbeti për Tullumba

  • Hedhim sheqerin, ujin dhe i vëmë në zjarr për 5-10 minuta ose sa te marri një vale. Shtojmë lëng limoni dhe e leme më pas të ftohet.
  • Më pas i nxjerrim dhe i rreshtojmë në pjatë. Pasi janë ftohur komplet i shërbejmë tullumbat.

Receta për shendetlie dhe kompekaj

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

12 Shares
29 comments
    1. Uuuaaa po pse moj shoqe ? me vije keq per ty qe çenke mundu, por si duket nuk çenke mundu dhe aq sa duhet ! une tani sa e pergadita brumin e neser do ti fergoj e t’i fus ne sherbet
      kur do njeriu mundet t’ia dal edhe pa bere shume ene e rremuje

  1. qysh komentin tim nuk e shfaqni apo vetem komentet e mira ben,ju po selektoni komentet nuk ben kesht hajvana..

    1. Arta nese do te komentosh te lutem pa fyerje…pranojme cdo verejtje por jo te fyesh. te gjitha komentet i aprovon nje here sistemi e me pas publikohen…jane publikuar te gjitha komentet…edhe nje here te ftoj te komentosh pa Fyerje.

  2. pershendetje sherbetin duhet ta ziejm perpara se ne recet nuk tregohet se kur pergatitet dhe sa I trash duhet

  3. pershendetje!flm per receten se pari dhe se dyti ju lutem mund te me tregoni cte bej ne rast se brumi me koklavitet?tani po e gatuaj por brumi me esht ber me kokrra….flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Embëlsirë me çokollatë dhe amareta

Kjo është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Përgatitet me amareta, kakao, vezë, qumësht dhe e mbuluar sipër me karamel. Mund ta zbukurojmë me amareta sipër. Është me të vërtetë një ëmbëlsirë e shijshme që ia vlen mundimi i përgatitjes.

Receta per Reçel Kumbulle

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm. Dita fillon mirë nëse hamë një mëngjes të shijshëm e të shëndetshëm. Një fetë buke me reçel kumbulle të përgatitur nga vetë ne është ideale për të filluar ditën

Krapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.

Kek i thjeshtë

Këtë recetë për kek e ka dërguar një admiruese faqes ArtiGatimit dhe që e falënderojmë pa masë. Nisur nga titulli, kek i thjeshte, mund të përgatitet në një kohë të shkurtër dhe rezultati është mahnitës. Ja se çfarë na duhen.

Reçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.