Revani

Revani është një ëmbëlsirë e kuzhines shqiptare shumë e shijshme nëse gatuhet siç duhet. Ne sot kemi sjellë këtë recetë që përdoret shumë në zonën e Mallakastrës.

Revani

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 339kcal

Video

Përbërësit

  • 1 kg niseshte
  • 3 L ujë
  • 500 gr gjalpë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1,5 kg sheqer
  • 500 gr bajame
  • pak kos ose mjaltë për lyerje sipër

Përgatitja

  • Për të përgatitur revani, si fillim pastrojmë bajamet nga cipa duke i lënë në ujë të nxehtë rreth 5 minuta. Në rast të kundërt duhet të kemi bajame të qëruara.
  • Përziejmë gjysmën e masës së sheqerit dhe niseshtenë ashtu siç janë të thatë dhe pastaj i hedhim një litër ujë nga masa e ujit. Pjesën tjetër të ujit e vendosim në zjarr që të vlojë në një tenxhere të madhe me fund të trashë.
  • Hedhim brenda në tenxhere gjalpin, sheqerin e mbetur dhe vajin. Pastaj pasi të ketë vluar uji, hedhim masën e niseshtesë ngadalë, pak nga pak me një dorë dhe me dorën tjetër e përziejmë me një lugë druri që të mos bëhet kokrriza.
  • Hidhen edhe bajamet në të. Masa përzihet shumë herë dhe fort edhe pasi është mbaruar hedhja, deri sa të shkëputet niseshteja nga luga.
  • Marrim një tepsi të madhe. Lyhet tepsia me gjalpë dhe derdhim në të shumë shpejtë masën e përgatitur e cila duhet të shkëputet vetë nga tenxherja duke e hapur me lugën e drurit. Sipër e lyejmë me pak kos ose me mjaltë.
  • Futet në furrë të nxehtë dhe piqet në temperaturë maksimale për një orë. E nxjerrim nga furra dhe pasi ftohet e presim.
  • Revani është gati, e servirim të ftohtë në copa.

Receta të tjera nga kuzhina shqiptare sheqerpare, kompekaj apo edhe bakllava shqiptare.

Ju bëftë mirë!

receta-revani-mallakaster-gatime-tradicionale-embelsira-bajame
receta-revani-artigatimit-food-recipe-desserts-food-ushqime-tradicionale
2 Shares
15 comments
  1. qka jan bajamet nuk kuptoj fare. Te drejten jam ka lexoj reseptet tuaja dhe shum me pelqejn si dhe du me q el nje biznes i vogel ne usa te persh je num 1

  2. torte me keksa
    1 kg keksa
    1 kg banane ]
    4 shllaga
    1 kako
    2 litra qumesht
    1 qokollad

    pergatitja
    ne nje ene te madhe i then keksatdhe bananet ne nje vend
    dhe e qet qokolladen per tu shkrirre
    duhet me qit te val mbi banane dhe mbi keksa.
    dhe i leme te ftohen pasi te ftohen ja qesim permbi shllagun
    ju befte mir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Trilece

Trilece është një ëmbëlsirë shumë e mirë sidomos për fëmijët. KJo lloj ëmbëlsire është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe thuhet që origjinën e ka pikërisht atje, nga merr edhe emrin 'tres leches', ( dmth. tre lloj qumështi). Trilece është një pandispanjë e lagur me qumësht dhe me karamel

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.

Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.

Torte kompjuter me çokollate

Tortën kompjuter ua dedikojmë të gjithë lexuesve të faqes tonë, sepse është kompjuteri ai që na bashkon e na ndihmon 'të shijojmë' receta të shijshme. U mbush një vit që jemi së bashku në këtë faqe me receta gatimi e këshilla të ndryshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak me recetat tona.

Video Receta e Pandispanjës

Pandispanja është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë, si të rritur dhe fëmijë. Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me kremëra të ndryshëm në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.