Bajadera

Kjo është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, e shpejtë dhe paraqitet bukur në pjatë.

Bajadera

Përbërësit

  • 200 gr arra të bluara
  • 300 gr biskota keksa Pllazma ose Petit Beure të bluara
  • 250 gr margarinë apo gjalpë në temperaturë ambienti
  • 1 gotë sheqer me 12 gotë ujë 1 gotë = 150 gr
  • 300 gr çokollatë

Përgatitja

  • Ne një enë të thellë hedhim keksat,arrat si dhe margarinën e zbutur. Në një tenxhere ziejmë ujin me sheqer deri sa sheqeri të shkrihet,e lemë pak që të ftohet dhe e hedhim në enën tjetër për ta përzier së bashku me masën e keksave deri sa te fitojmë një masë homogjene.
  • Shkrijmë në banjomaria 200 gr çokollatë. Kur të shkrihet e largojmë nga zjarri dhe e bashkojmë me masën që kemi përgatitur më parë. I trazojmë mirë derisa të bashkohen mirë të gjithë përbërësit.
  • E hedhim masën e përgatitur në një enë katrore.
  • Pjesën tjetër të çokollatës (100 gr) që na ka mbetur, e shkrijmë në banjomaria me pak margarinë dhe e hedhim mbi bajader. E shpërndajmë mirë e më pas e fusim në frigorifer që të ftohet mirë.
  • Më pas e nxjerrim nga frigoriferi vetëm në momentin kur do ta servirim.
  • E hedhim në pjata dhe e shërbejmë të shoqëruar me akullore ose e shijojmë ashtu siç është.

Notes

Përgatitja e Bajaderave

Ju bëftë mirë!

bajadera-receta-gatimi-food-recipe-free-foto-table

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Hallvë fshati – Ëmbëlsirë

Kjo hallvë është një pjatë e 'varfër' dhe e thjeshtë. Këtë recetë na e gatuante gjyshja kur nuk kishte shumë përbërës në dispozicion. Një ëmbëlsire e thjeshtë dhe e mirë sidomos ne ato raste kur keni pak kohe ne dispozicion për te gatuar!

Ëmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë.