Tiramisu Akullore

Tiramisu akullore është një ëmbëlsire ideale për stinën e verës. Mund ta përgatisni edhe disa ditë më parë dhe ta konsumoni sipas dëshirës. Në faqen tonë gjeni edhe recetën për tiramisu klasike edhe tiramisu me luleshtrydhe ose çokollate. Abonohuni në kanalin tonë në YouTube për tu njoftuar mbi recetat e reja.

Tiramisu Akullore

Prep Time20 minutes
Resting4 hours
Total Time4 hours 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 174kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr biskota savoiardi
  • 250 gr maskarpone
  • 100 gr sheqer
  • 3 kokrra veze
  • 50 gr bajame te qëruara
  • 40 gr kakao pluhur
  • 60 gr çokollatë e grirë
  • 5 filxhan kafe ekspres

Përgatitja

  • Per tiramisu akullore në fillim duhet të ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Të gjithë produktet këshillohet që të jenë në temperaturë ambienti. Për këtë proces mund të përdoret rrahësi elektrik. Të bardhat e vezëve i shtojmë direkt në rrahësin elektrik.
  • Në fillim i rrahim me shpejtësi te ulët dhe me pas e rrisim shpejtësinë e mikserit. Shtojmë edhe disa lugë sheqer. Nëse përdorni rrahës elektrik, duhet të bëni kujdes mos ti rrihni shumë.
  • Ne hapin tjetër pasi kemi vendosur të bardhat e rrahura në një enë, i vendosim në frigorifer dhe rrahim të verdhat së bashku me sheqerin. Këtë të fundit e hedhim pjesë pjesë.
  • Pas disa minutash shtojmë edhe masën e maskarpones. Maskarpone është një djathë italian, dhe mund ta gjeni në dyqanet përkatës. Lexo mbi maskarpone.
  • Është radha të shtojmë të bardhat e vezëve te masa e përgatitur. E trazojmë ngadalë gjithmonë nga poshtë lartë. Masën e ndajmë në dy enë.
  • Ndërkohë copëtojmë bajamet e qëruara. Në një ene shtojmë copëzat e çokollatës ndërsa në enën tjetër shtojmë kakaon dhe bajamet. I përziejmë mirë të dy masat me krem.
  • Në një tave ku paraprakisht kemi vene qeske kuzhine, vendosim biskotat e lagura më pare me kafe. Radhitjen mund ta bëjmë sipas dëshirës.
  • Në mes shtojmë kremin me kakao. Dhe vendosim përsëri biskota. Shtojmë në fund edhe kremin tjetër dhe e mbulojmë me biskota.
  • Tiramisu akullore e vendosin ne frigorifer në ngrirje për 4-5 ore. Më pas e shërbejmë në feta.

Lexoni edhe recetën për Tiramisu me çokollate

Ju bëftë mirë!

Receta Italiane - Tiramisu Akullore
2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Një ëmbëlsirë me karrota që mund të shërbehet si për mëngjes apo një mbasdite me një çaj. Kjo ëmbëlsirë muffin është ideale edhe për fëmijët. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe copëza të vogla çokollate. Kjo është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.

Biskota me miell misri

Biskota me miell misri shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Në këtë recetë kemi përdorur edhe miell orizi. Mielli i misrit është i pasur me përbërës të dobishëm për organizmin e njeriut, si dhe mielli i orizit.

Biskota me bajame – Cantuccini

Biskotat me bajame (ose siç i quajnë në Itali 'cantuccini') janë tipike të zonës së Prato në Toscana. Këto biskota janë shumë të shijshme dhe të veçanta, për vetë faktin se duhet të piqen dy herë në furrë. Zakonisht, siç e kërkon tradita këto biskota hahen duke i ngjyer në verë, Vin Santo!

Caramel Flan

Mendojeni këtë Caramel Flan si një krem karamel gjigant. Kjo ëmbëlsirë flan kremoze është shumë e njohur në vendet latine dhe ka një mori recetash për ta përgatitur

Akullore me Vanilje

Periudha e verës është pikërisht stina më e mirë për të shijuar kënaqësinë e akullores. Shumë nga lexuesit e faqes tonë www.artigatimit. com na kanë kërkuar recetën e akullores. Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.