Për një organizëm të shëndetshëm, duhet të konsumojmë gjithmonë lëng frutash dhe perimesh të freskëta. Ja ku i keni dy kombinime lëngje shumë të shijshëm dhe me vlera të dobishme për organizmin.
Lëng frutash dhe perimesh të freskëta
Sasia: 4 persona
Kalori: 179kcal
Përbërësit
Receta 1
- 150 gr spinaq gjethe vogël
 - 100 ml ujë të gazuar
 - 200 gr ananas
 - 200 gr mango
 - 2 banane
 
Receta 2
- 100 gr spinaq
 - 100 ml ujë
 - 80 gr pjepër
 - 100 gr mango copëtuar
 - 80 gr karota
 - 80 gr ananas
 
Përgatitja
- Për të dyja recetat të gjitha frutat dhe perimet më parë duhet ti lajmë me ujë të rrjedhshëm. I presim në feta dhe me pas në kubik të vegjël. Zakonisht për të përgatitur këto lloje lëng frutash dhe perimesh përdoren mikser ushqimi (anglisht: smoothie maker, italisht:frullatore).
 - Përbërësit hidhen të gjithë në gotën e mikserit dhe me pas grihen në shpejtësi mesatare. Për një rezultat sa më krem, mund të hidhni edhe disa copa akulli, por më parë duhet të lexoni udhëzimet e mikserit tuaj.
 - Receta e dytë rekomandohet për të pasur një lëkurë dhe fytyrë të pastër. Mjafton një gotë në ditë nga receta për lëng frutash dhe perimesh.
 - Lëngun e përgatitur e hedhim nëpër gota dhe e shërbejmë të freskët, shoqëruar me ndonjë pjesë frute nëse dëshirojmë
 
Lexoni gjithashtu recetën për Lëng i kuq i shëndetshëm dhe lëng dardhe
