Akullore me pana

Akullore me pana e përgatitur në shtëpi ka shumë avantazhe pozitive. Produktet mund ti zgjedhim cilësorë dhe mund të përgatitet pa shtuar konservantë ose ngjyrues ushqimorë.

Akullore me pana

Prep Time40 minutes
Cook Time20 minutes
Frigorifer2 hours
Total Time3 hours
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 120 ml pana e freskët
  • 240 ml qumësht
  • 80 g sheqer
  • 10 ml esencë vaniljë
  • fruta të stinës

Përgatitja

  • Në një enë hedhim qumështin së bashku me pana dhe esencën e vaniljes. Për një shije më të fortë ju këshillojmë të përdorni një shkop vanilje, duke e ndarë në mes dhe duke hedhur në masë farat e saj.
  • Masën për akullore me pana e vendosim në zjarre të ulët dhe duke e përzier vazhdimisht. Hedhim sheqerin e trazojmë mirë dhe lëmë për 5 minuta të tjera në zjarre. E heqim nga zjarri dhe lëmë të ftohet.
  • Hedhim masën e ftohur në enën e akullores dhe aktivizojmë makinerinë e akullores për 30 minuta. çdo 10 minuta duhet ta ndalojmë dhe ta përziejmë mirë duke hequr bordin që të mos formohet akulli.
  • Pasi akullore me vanilje merr një formë homogjene dhe të plotë, e hedhim nëpër enë dhe e vendosim në frigorifer në ngrirje. E lëmë të pushojë për të paktën 2 orë në frigorifer.
  • Akullore me vanilje është gati, përpara se ta shërbejmë duhet ta lëmë për disa çaste në temperaturë ambienti dhe sipër shtojmë fruta sipas dëshirës.

Notes

Pana e freskët mund ta gjeni edhe me emrin ajkë. Lexo recetën për të përgatitur akullore me vanilje, akullore me çokollatë ose tiramisu akullore.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.

Reçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.

Revani

Revani me niseshte është një ëmbëlsirë shumë e shijshme nëse gatuhet siç duhet. Ne sot kemi sjellë këtë recetë që përdoret shumë në zonën e Mallakastrës.