Çokollatë me lajthi e përgatitur në shtëpi

Çokollatë me lajthi përgatitur me produkte cilësore ka një shije shumë të mirë, aromatike dhe të veçantë. Pasi e provon herën e parë nuk i ndahesh më kësaj recete çokollate.

Çokollatë me lajthi e përgatitur në shtëpi

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Të ftohet4 hours
Total Time4 hours 30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 175 gr kakao pluhur
  • 70 gr gjalpë kakao
  • 80 gr lajthi
  • 50 gr sheqer pluhur
  • 150 ml qumësht
  • pak kripë
  • vanilje

Përgatitja

  • Për të përgatitur çokollatë me lajthi, si fillim duhet të kalojmë për disa minuta në tigan lajthitë e qëruara. Mund ti vendosim edhe në furrë por ne tigan marrin një shije me të mirë. I vendosim veç të ftohen dhe më pas i radhisim në një enë drejtkëndëshe.
  • Ndërkohë në një enë hedhim gjalpin e kakaos dhe e shkrijmë në banjo-maria. Në një enë tjetër bashkojmë sheqerin pluhur me kakaon dhe pak kripë. Nëse preferojmë i hedhim dhe pak vanilje pluhur. Hedhim qumështin në temperaturë ambienti dhe e trazojmë mirë që mos të krijohen kokrriza.
  • Shtojmë gjalpin e kakaos të shkrirë dhe e trazojmë mirë. Masën e vendosim në zjarre të ulët dhe e trazojmë vazhdimisht. Pasi masa me kakao të trashet e heqim nga zjarri dhe e hedhim tek ena ku kemi vendosur lajthitë.
  • Sigurohemi që lajthitë nuk janë bashkuar dhe e vendosim çokollatën me lajthi të ftohet për të paktën 4 orë.
  • Pasi është ftohur, presim çokollatën me lajthi në copa dhe e konsumojmë sipas dëshirës.

Lexoni recetat për kek me çokollatë, torte me çokollatë ose embelsira me çokollatë

Ju bëftë mirë!

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek i thjeshtë

Këtë recetë për kek e ka dërguar një admiruese faqes ArtiGatimit dhe që e falënderojmë pa masë. Nisur nga titulli, kek i thjeshte, mund të përgatitet në një kohë të shkurtër dhe rezultati është mahnitës. Ja se çfarë na duhen.

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Receta për Cheesecake

Cheesecake ose tortë djathi është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane por tashmë e njohur në gjithë botën. Ka shumë variante për të bërë cheesecake si psh. me çokollatë, me fruta të ndryshme por ne sot kemi sjellë këtë recetë klasike.