3 Receta për të përgatitur Pancakes – Petulla Amerikane

Një përmbledhje me Receta për të përgatitur Pancakes, këto petulla amerikane që mund ti kombinojmë me fruta dhe shurupe të ndryshëm.
Përgatitja e pancakes në shtëpi është shumë e thjeshtë, na duhen pak përbërës dhe pak kohë.

Baza për Pancakes

Receta për të përgatitur pancakes më e thjeshtë që mund të gjeni.

Petulla Amerikane – Pancakes

Pancake janë një tip petullash me origjinë amerikane. Këto petulla janë një si tip mini krep, por më të trasha dhe më të vogla që shërbehen për mëngjes, mbasdite ose brunch (mëngjes e drekë së bashku, e përdorur shumë në Amerikë).
Lexo recetën e plotë

Pancakes me Banane

Pancakes me banane janë vërtet për tu provuar. Ideal nëse do të kemi në shtëpi banane të ngelura prej kohësh.

Petulla Pancakes me Banane

Pancakes mund ti përgatisim në disa mënyra të ndryshme. Si në versionin origjinal të petullave amerikane, këto pancakes me banane kanë të njëjtën përbërje por më shumë të shijshme.
Lexo recetën e plotë

Pancakes me Boronica + Video Receta

Edhe në këtë rast kemi përgatitur një video si të gatuajmë pancakes. Ndiqni hapat

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme.
Lexo recetën e plotë

Abonohuni në kanalin tone në YouTube për të ndjekur të parët video recetat tona.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Profiterol me çokollatë

Profiteroli me çokollatë është një nga ato ëmbëlsirat që kur fillon ti provosh nuk do të mbarosh. Kjo ëmbëlsirë ka një bazë me pasta shu me të cilën krijojmë bigné të vogla dhe me mbushje çokollate.

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.

Receta për Kabuni

Kabunija është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, e gatuar me oriz, sheqer dhe e përzier me rrush të thatë i cili i jep një shije të veçantë. Me pak përbërës dhe në pak kohë, do të kemi një ëmbëlsirë që do të kënaqë të gjithë të ftuarit tanë.