Si të gatuajmë French Toast për mëngjes

Dhe pse emri mund të sugjerojë një prejardhje franceze, french toast ka origjine amerikane dhe ku është zakon të hahet për mëngjes ose brunch! Për shijen e tyre french toast tashmë përdoren anembanë në versione dhe shijë të ndryshme.

French Toast për mëngjes

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: American
Keyword: buke
Sasia: 4 persona
Kalori: 138kcal

Përbërësit

  • 8 feta buke pan brioche
  • 50 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 60 gr gjalpë
  • 20 ml shurup panje
  • 20 gr sheqer pluhur
  • 10 gr kanellë pluhur
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur french toast, përgatisim fetat e bukës dhe më pas në një enë hedhim vezët duke shtuar pak kripë. Fillojmë ti rrahim dhe ndërkohë pa ndaluar fillojmë të hedhim qumështin.Shtojmë më pas rreth një lugë kanelle, pasi i jep një shije të veçantë.
  • Një një tigan të bollshëm hedhim një pjesë të gjalpit dhe e vendosim në zjarë të ulët.
  • Zhysim fetat e bukës në përbërjen e përgatitur dhe i kullojmë përpara se ti hedhim në tigan për skuqje. I lëmë rreth 2-3 minuta për anë.
  • Më pas i vendosim në një pjatë ku kemi venë një letër për të thithur yndyrën. Pasi të kemi përfunduar french toast, spërkasim sipër më sheqer pluhur.
  • Vendosim përbri edhe pak shurup panje dhe një mëngjes i shijshëm është gati. Mund ti shoqërojmë edhe me luleshtrydhe, boronica apo fruta të tjera.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Zupa angleze – Receta Klasike

Zupa angleze pavarësisht emrit është një ëmbëlsirë italiane ku përbërësit kryesorë janë pandispanjë dhe kremi pastiçer. është shumë e përhapur në qendër të vendit por nga zona në zonë kjo ëmbëlsirë ka ndryshime.

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Një recetë verore fantastike, akullore me luleshtrydhe e kos përgatitur në shtëpi. Akullore shumë e butë dhe shija e freskët e luleshtrydheve të bëjnë për vetë. Duhet ta provoni këtë recetë për akullore te bere në shtëpi.

Receta për Sultjash

E kush nuk e kujton këtë ëmbëlsirë dhe nuk e lidh me fëmijërinë. Sa e sa herë e kanë përgatitur për ne nënat tona. Mjafton pak përbërës dhe kemi një ëmbëlsirë të shijshme e të shëndetshme.

Receta për Reçel Ftoi

Ftoi është një frutë shumë i mirë dhe i pasur me shumë vitamina, minerale dhe substanca ushqimore. Këtë frutë mund ta shijojmë të pjekur në furrë ose të bërë reçel o marmelatë.