10 Ushqimet që duhet të hani kur jeni sëmurë

Të ushqyerit është një pjesë thelbësore e shëndetit dhe mirëqenies suaj të përgjithshme. Një dietë e mirë me ushqim të ekuilibruar mund të përmirësojë shpejtësinë e rimëkëmbjes së trupit tuaj dhjetëfish më shpejt. Një dietë e keqe mund të pengojë kohën e rikuperimit në mënyrë po aq dramatike. Ushqimet që hani kur jeni të sëmurë luajnë rolin e tyre në një shërim të shpejtë.

Këtu do të gjeni disa nga ushqimet më të mira për tu konsumuar gjatë kësaj periudhe

1. Xhenxhefil

Konsiderohet si një ushqim i rëndësishëm për pothuajse çdo sëmundje të zakonshme duke filluar nga gripi deri tek ftohja e zakonshme apo edhe alergjitë, gjithashtu rekomandohet nga mjekët. Hulumtimet sugjerojnë që xhenxhefili ka përfitime premtuese për simptoma si të vjellat apo marrje mëndsh.

2. Bananet

Kur jeni i sëmurë, trupi juaj përdor shumë energji për tu rikuperuar. Kjo mund të të lërë me një oreks më të madh për ushqim. Prandaj, konsumoni banane pasi jo vetëm që janë një burim i pasur me fibra, kalium dhe sheqerna të mira por janë gjithashtu një nga ushqimet më të mira dhe të buta për tu ngrënë. Pjesa më e mirë në lidhje me bananet është që ju nuk keni nevojë t’i përtypni ato shumë dhe i sigurojnë trupit tuaj energji për të luftuar sëmundje si gripi dhe ftohja e zakonshme.

3. Mollë

Si bananet, edhe mollët janë një ushqim i shkëlqyeshëm për tu ngrënë kur jeni sëmurë. Mollët janë shumë ushqyese dhe nuk kërkon shumë energji për tu tretur. Gjithashtu janë një ushqim i shkëlqyeshëm për njerëz që kanë shumë ethe. Mollët janë të pasura me fibra të cilat ndihmojnë në zbutjen e jashtëqitjeve dhe përmirësimin e kapsllëkut. Normalisht rekomandohet për ata që kanë probleme me tretjen ose probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe me stomakun.

10 ëmbëlsira me molle

4. Frutat e thata

Nuk ka ushqime më të mira se frutat e thata për tu ngrënë kur nuk keni oreks gjatë kohës kur jeni sëmurë. Ato kanë vlera të larta ushqyese dhe ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të energjisë të trupit tuaj. Frutat e thata zakonisht rekomandohen për t’ju ndihmuar në kushte si kapsllëku, dhe ftohja e zakonshme.

5. Uji i arrë kokosit

Në Azinë Jugore dhe Jug-Lindore, uji i arrës së kokosit konsiderohet si një kurë për të gjitha sëmundjet. Zakonisht përdoret në Indi për të ndihmuar me heqjen e dhimbjeve të kokës, probleme të tretjes dhe dehidratim. Ky ujë është i pasur me enzima tretëse, elektrolite dhe fibra dietike.

6. Hudhra

Ka pak ushqime po aq të mira për infeksionet dhe alergjitë si hudhrat. Ato janë plot me minerale, vitamina dhe një përbërës i njohur si allicin i cili ka përfitime të mëdha medicinale. Hudhra përdoret gjithashtu për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, për të ruajtur temperaturën e trupit gjatë etheve, për të luftuar infeksionet septike dhe për të ulur sheqerin në gjak.

Petulla të fshira me hudhra dhe djathë të bardhë.

7. Portokallet

Portokallet janë një burim i pasur i fibrave dietike, fruktozës dhe vitaminës C. Rekomandohet zakonisht për ata që kanë grip ose ftohje të zakonshme. Gjithashtu janë një nga ushqimet më të mira për tu ndjerë i freskët në rrugët e frymëmarrjes kur jeni sëmurë.

Kek me portokall

8. Kumbulla të thata

Kumbullat e thata janë të shkëlqyera për shëndetin e zorrëve pasi ato janë të pasura me fibra dietike, vitamina dhe minerale. Zakonisht rekomandohen për kapsllëk. Kumbullat e thata jo vetëm që sigurojnë energji në formën e fruktozës, por ato gjithashtu kanë Bifidobacterium i cili është një formë e baktereve të shëndetshme të zorrëve.

Komposto Kumbulle

9. Çaj jeshil

Çaji jeshil është një nga pijet më të përdorura për të luftuar infeksionet në fyt, infeksionet e pjesës së sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, problemet me tretjen si kapsllëk dhe diarre, si dhe kundërvepron tensionin e lartë dhe sheqerin e lartë në gjak. Pothuajse nuk ka sheqer, është i mbushur me antioksidantë, veti anti-inflamatore, veti antibakteriale dhe antifungale. Ai gjithashtu kundërshton stresin dhe ndihmon për të pasur një gjumë më të mirë.

Ushqimet që kurojnë lëkurën.

10. Kajsi

Kajsitë janë të pasura me fibra dietike, minerale, vitamina dhe polifenole të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pranisë së lactobacillus (një bakter i zorrëve që është zakonisht i nevojshëm për të luftuar kushtet si GERD, dhe probleme të tjera të tretjes). Kajsitë rekomandohen edhe për ata që kanë helmim nga ushqimi, gripi ose ftohja e zakonshme.

Si përgatitet lëng kajsi

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like