Receta më Popullore
comments 2

7 receta ëmbëlsirash si të gatuajmë kek

Kemi zgjedhur disa receta ëmbëlsirash si të gatuajmë kek në disa mënyra. Recetat për kek janë ato më të thjeshtat për tu gatuar por më të shijshmet. Një kek është gjithmonë një zgjedhje e mirë pasi mund të përdoret për një mëngjes me familjen apo pas një darke me miqtë. Lexoni recetat për të zgjedhur kekun tuaj të preferuar.

1. Receta për Kek me Arra

Kek me Arra

Kek me Arra dhe krem mascarpone është një ëmbëlsirë me shumë shije. Përbërja e mbushjes me arra dhe pamja që merr, e bëjnë të përsosur për të gjitha rastet. Përgatitja e kësaj torte nuk është e vështirë dhe rezultati është i pabesueshëm.
Lexo recetën e plotë

2. Si të gatuajmë Kek me Mandarina

Kek i butë me mandarina

Me këtë kek me mandarina java do ju nisi shumë ëmbël. Përgatitja e këtij keku është e thjeshtë dhe shija dhe aroma fantastike.
Lexo recetën e plotë

3. Receta për Kek me Mollë

Kek me mollë

Një tjetër ëmbëlsirë kek me mollë nga faqja e Artigatimit.com pasi në faqe mund të gjeni disa versione të tortë me mollë. Kek pasi në disa zona akoma përdoret si term dhe kujtonë ëmbëlsirat që përgatiteshin në tavat e dikurshme elektrike.
Lexo recetën e plotë

4. Receta për Kek me Luleshtrydhe

Si të përgatisim Kek me luleshtrydhe

Receta për kek me luleshtrydhe është shumë ë thjeshtë për tu përgatitur. Shija delikate majhoshe e luleshtrydheve jep një flagrancë ëmbëlsirës tonë. Përbërësit duhet të jenë të freskët, ja receta jonë.
Lexo recetën e plotë

5. Receta për Kek me Qershi

Ëmbëlsirë Kek me qershi

Dhe pse ka shumë variante te ëmbëlsirave me fruta, kek me qershi mbetet një recetë delikate dhe e thjeshtë për tu përgatitur.
Lexo recetën e plotë

6. Video Receta Kek me Kos

Ëmbëlsirë kek me kos – VIDEO

Kek me kos është një ëmbëlsire e thjeshtë. Ideale për mëngjeset shoqëruar me një gotë qumësht. Për këtë recetë kemi përgatitur dhe një video, ndiqeni në vazhdim dhe mos harroni të abonoheni në kanalin tonë në Youtube.
Lexo recetën e plotë

7. Recetë e thjeshtë Kek me Karrota

Kek me karrota

Kek me karrota është një ëmbëlsire shumë delikate, e thjeshte për tu përgatitur dhe ideale për të filluar një ditë plot energji.
Lexo recetën e plotë

Cila është receta juaj e preferuar për të përgatitur kek? Na shkruani në komente preferencen tuaj.

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments