Receta më Popullore
Leave a comment

Menu për festat e fundvitit

Jemi në periudhën me të bukur të vitit, përveç dritave, ngjyrave kemi një lumturi më të madhe sepse do gatuajmë për njerëzit tonë më të dashur. Kemi menduar t’ju japim një sugjerim për menynë e darkës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Është një shumëllojshmëri gatimesh të cilat lidhen me njëra tjetrën, një mikës mes modernes dhe tradicionale por të gjitha me shije fantastike.

Për antipastën kemi menduar disa gatime shumë të thjeshta dhe praktike që mund ti bëni në një kohë shumë të shkurtër.

1. Sallatë Cezar

Sallatë Cezar me pulë

Mënyrat për të përgatitur sallatë cezar janë nga më të larmishmet. Kjo mund të përdoret si meze në dreka dhe darka familjare. Përgatiteni salcën për cesar disa orë më parë kështu shija është akoma më e fortë dhe sallata akoma më e shijshme.
Lexo recetën e plotë

2. Brusketa

Receta për Bruschetta

Si të përgatisim bruschetta me domate? Fjala bruschetta rrjedh nga buka e thekur, duke qenë se është produkti kryesor për përgatitjen e brusketës së përsosur.
Lexo recetën e plotë

3. Qofte shtëpie e mbushur

Super Qofte e mbushur

Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.
Lexo recetën e plotë

4. Gjel deti me përshesh

Për pjata kryesore sigurisht që nuk duhet të mungojë gatimi tradicional i gjelit të detit me përshesh, një traditë shumëvjeçare në vendin tonë.

Gjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së fundvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa pasur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.
Lexo recetën e plotë

Përshesh me bukë misri dhe lëng mishi

Përsheshi është një pjatë e përgatitur me lëngun e mishit të gjelit të detit. Sipas krahinave kjo pjatë përgatitet në mënyra të ndryshme. Në zonën e Myzeqesë përdoret përsheshi me bukë misri, i cili në përgatitjen e tij do patjetër në të preshin. Në zonën e Mallakastër përgatitet përsheshi me kulaç gruri, i cili bëhet me qepë.
Lexo recetën e plotë

5. Rizzoto me kërpudha

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha (rizoto me kerpudha) është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të tolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë rizoto me kerpudha është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm.
Lexo recetën e plotë

6. Bakllava

Edhe ëmbëlsira është një ëmbëlsirë tashmë traditë e fundvitit, mund të përdorni receta tradicionale ose moderne, një mundësi është dhe kombinimi me akullore.

Bakllava me arra

Bakllava me arra është një version ndryshe nga recetat për bakllava që kemi publikuar në faqen tonë. Procesi është shpjeguar hap pas hapi për ta bërë përgatitjen sa më të lehtë.
Lexo recetën e plotë

Receta për Bakllava Shqiptare

Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.
Lexo recetën e plotë

7. Fruta

Sallatë frutash

Sallatë frutash apo në disa vende kjo recetë merr dhe emrin macedonia. Tipike për stinën e verës ku një përzierje frutash dhuron shumë freski dhe relaksim. Duhet shumë pak kohë për ta përgatitur dhe mënyrat e shërbimit janë nga më të ndryshmet.
Lexo recetën e plotë
Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments