Mini Harsha me bollgur që të shkrihen në gojë

Mini Harsha (harcha) me bollgur shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm. Bollgur nga turqishtja bulgur* është grurë i thyer. Për këtë përgatitje duhet bollgur i hollë. Nëse përdorni bollgur mesatar ose bollgur shumë të holle rezultati nuk do të jetë i njëjtë.

Mini harsha shërbehet e ngrohte me mjaltë, reçel ose djathëra. E shoqëruar me kafe ose çaj është moment kënaqësie.

Mini Harsha me bollgur

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: Albanian
Keyword: biskota
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 350 gr bollgur i hollë semolina
  • 1-2 lugë gjelle sheqer
  • gjysme luge vogël kripe
  • 1 pako fryrës ëmbëlsirash maja për ëmbëlsira
  • 100 gr gjalpë i shkrirë
  • 150 ml qumësht në temperaturë ambienti

Përgatitja

  • Në një enë të gjerë përziejmë të gjithë përbërësit e thatë. Hedhim bollgurin, sheqerin, kripën dhe majanë e ëmbëlsirave. Hedhim gjalpin e shkrirë dhe e përziejmë derisa bollguri te laget plotësisht (brum sablée).
  • Shtojmë qumështin, e përziejmë lehtazi të gjithë masën e bollgurit dhe e lemë të pushojë 10-15 min derisa bollguri të thithi gjalpin dhe qumështin.
  • Spërkasim me bollgur planin e punës dhe punojmë pak brumin e bollgurit i cili tani duhet jetë ngjeshur.
  • Nëse e ndjeni brumin ende të lëngshëm duhet ta lini të pushoje pak me shume kohë ose të vazhdoni të hidhni lehtazi bollgur në tavolinën e punës dhe ta punoni.
  • Me ndihmën e një peci të trashe ose me pëllëmbën e dorës hapim brumin mbi planin e punës. Me ndihmën e një rrethi ose të një gote bëjmë format. Format nuk duhet të jenë as shumë të holla dhe as të trasha me qëllim që të piqen nga brenda.
  • Mini harshat e përgatitura i vendosim në një tigan që nuk ngjit të cilin e kemi ngrohur. I pjekim 3-4 min nga secila anë duke i kthyer me kujdes që të mos thyhen me ndihmën e një spatule.

Notes

Për ata që nuk e duan gjalpin mund ta zëvendësojnë me vaj ulliri.

Receta për kek me qershi, ëmbëlsirë me mollë ose çokollatë me lajthi.

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Xupa

Xupa është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendin tonë. Përgatitja është shumë e thjeshte dhe me përbërës që gjenden fare lehtë. Pasi të keni provuar version bazë, përdorni fantazinë për të shtuar përbërës të tjerë.

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Një recetë verore fantastike, akullore me luleshtrydhe e kos përgatitur në shtëpi. Akullore shumë e butë dhe shija e freskët e luleshtrydheve të bëjnë për vetë. Duhet ta provoni këtë recetë për akullore te bere në shtëpi.

Luleshtrydhe me akullore

Luleshtrydhja është një frut i pasur me vitamina C, A, B1, B2 etj. Këtë lloj fruti, shumë i shijshëm, me një formë të bukur, profum i këndshëm dhe shije fantastike, përveçse mund ta konsumojmë të freskët, mund ta përdorim në shumë ëmbëlsira. Ne kemi zgjedhur një recetë shumë të thjeshtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.