Tavë me perime të ndyshme

Kjo tavë është me të vërtetë shumë e thjeshtë në përgatitje. Mjafton ti vendosim e ti pjekim në tavë të gjitha perimet dhe pjata është gati. Mund të shtoni sipas dëshirës edhe perime të tjera.

Tavë me perime të ndyshme

Përbërësit

  • 1 karrotë
  • 1 spec
  • 1 kungull i vogël
  • 1 patate
  • 1 finok
  • 1 patëllxhan i vogël
  • 200 gr lulelakër jeshile
  • 1 qepë
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak rigon

Përgatitja

  • Lajmë mirë të gjitha perimet. Qërojmë pataten, qepën dhe karrotën. I presim perimet ne copa dhe i vendosim në një enë të madhe. Pasi i kemi prerë të gjitha, i hedhim sipër kripë, shumë rigon e vaj ulliri.
  • I përziejmë mirë me lugë druri. Në një tavë vendosim letër furri e mbi të hedhim perimet.
  • Shtojmë dhe 2-3 lugë uji dhe e vendosim tavën të piqet në furrë. Pasi janë pjekur, i shërbejmë perimet të ngrohta ose edhe të ftohta janë të shijshme.

Ju bëftë mirë

0 Shares
5 comments
  1. Albana ke te drejte te pyesesh se jo te gjithe ne Shqiperi e njohin dhe e perdorin kete perim. Atehere finoku nuk eshte gje tjeter veçse koprra, eshte zhardhoku ( me qarte palca) i koprres (jo asaj te egres). Ka shume veti kuruese dhe eshte shume i perdorur dhe ne kuzhine.

    1. Shume te falmeinderit Nerti per saqrimin,me beso qe se kam dite se as ne kendej nga Kosova nuk e perdorim,me perjashtim tani me keto recetat e reja ….Suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Purè patate

Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.