Petulla me kos

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-gatimi-kanelle

Petullat janë padyshim një festë për fëmijët dhe jo vetëm. Receta e petullave është e thjeshtë dhe në pak kohë kemi një pjatë të shijshme për të gjithë.

Përbërësit për Petulla me kos


  • 500g miell

  • 350 ml dhallë (kos i holluar me ujë)

  • 1 kokërr vezë

  • pak kripë

  • 1 lug gjelle raki

  • 5 gr maja birre

  • 1 filxhan vaj

Përgatitja

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-receta-gatimi-1

Shkrijmë majanë në një gotë me pak ujë të vakët.Në një enë qelqi hedhim miellin.
Shtojmë pak kripë te mielli. E përziejmë dhe hedhim vezën. Shtojmë ngadalë dhallën duke e përzier me kujdes.
Shtojmë edhe rakinë. E përziejmë përsëri. Në fund shtojmë edhe majanë e shkrirë. Trazojmë mirë gjithë përbërësit.
Brumi i petullave duhet të jetë pak më i qullët se brumi i picës ose byrekut.
Lemë brumin të vijë në enën të mbuluar me pecetë, derisa të dyfishohet volumi i tij. Më pas hedhim vajin në një tigan të madh. E nxehim vajin 170-180°C ( ose derisa të kaloni dorën mbi vaj ta ndieni nxehtësinë e tij).

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-gatimi-2

Më pas lagim me pak ujë duart dhe marrim brumin pak e nga pak. Hapim brumin në formë petullash dhe e hedhim në tigan për skuqje.
I kthejmë me kujdes. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të kemi mbaruar gjithë brumin.
Petullat e përgatitura i vendosim në pjatë. I shtojmë sipër mjaltë e kanellë ose sheqer sipas dëshirës, por mund edhe ti shoqërojmë me djathë nëse ju pëlqen versioni i kripur.
I shërbejmë petullat e ngrohta.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-gatimi-4

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-gatimi-3

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-gatimi-6

You Might Also Like

16 thoughts on “Petulla me kos”

  1. pse perdoret rakia?a ka ndonje funksion te petullat?pastaj a i ben dem femijeve po t shtojme rakine?

  2. Ju faleminderit per recetat qe na dergoni por kam nje sugjerim te
    vogel ( masat e materjaleve ti vini edhe ne luge kafe ose gjelle ) per arsye peshimi.
    Faleminderit per mirkuptimin.

Reply via Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>