Receta per Lazanjë

receta-lazanja-italiane-gatime-shqiptare-tryeza

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, ‘e pasur’ dhe e shumë e shijshme.

Përbërësit për Receta per Lazanjë

Përgatitja e Lazanjës

Si fillim përgatisim salcën kima (ragunë), e cila do me shumë kohë për tu zier.
Shiko këtu përbërësit, recetën dhe përgatitjen e salcës kima.
Pasi kemi përgatitur salcën, përgatisim beshamelën, e cila duhet të jetë pak më e lëngshme si zakonisht.

Shiko këtu përbërësit, recetën dhe përgatitjen e beshamelës

pete-per-lasanje-receta-gatimi

Pasi kemi përgatitur salcën kima dhe beshamelën, fillojmë të përgatisim lazanjën.
Në një tavë drejtkëndëshe, të cilën e lyejmë komplet me gjalpë hedhim dy lugë ragu dhe dy lugë beshamelë, e trazojmë së bashku. Më pas shtojmë petën e lazanjës. Sipër i hedhim pak beshamelë, e mbulojmë komplet me salcë kima dhe i hedhim edhe djathë parmixhan mbi të.
Vazhdojmë me një shtresë tjetër pete, me beshamelë, ragu, djathë parmixhan e kështu derisa të mbarojmë të gjithë përbërësit.

Bëjmë disa shtresa në varësi të tavës që kemi.
Në një enë bashkojmë pak ragu me beshamelë dhe këtë përbërje ia hedhim sipër lazanjës. Përfundojmë me një shtresë djathi të grirë dhe ca copëza gjalpi.
Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 160°C përreth 50-60 minuta, derisa sipër të jetë formuar një kore e bukur në ngjyrë floriri.

Pasi janë gati, heqim lazanjën nga furi dhe e lemë të ftohet përreth 15 minuta. Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë në pjata.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

receta-lazanja-italiane-gatime-shqiptare-tryeza-tave-beshamel

You Might Also Like

3 thoughts on “Receta per Lazanjë”

  1. Femijet e mi e preferojne me salce(passata di pomodoro) e mozzarella,pa besciamella dhe me lasagnat e freska te bera nga une

Reply via Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>