Japrak me gjethe rrushi

Japrak me gjethe rrushi është një nga ato recetat që duhet të provoni patjetër. Ja si të përgatisni këtë recetë tradicionale dhe shumë të shijshme.

Japrak me gjethe rrushi është një pjate shumë e shijshme dhe ideale për këtë periudhë të vitit. Japrakët mund ti gatuajmë edhe me gjethe lakrash të ndryshme, por shija e tyre e veçantë është të gatuhen me gjethet e njoma të hardhisë së rrushit.

Japrak me gjethe rrushi

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 40-50 fletë gjethe rrushi
  • 200 gr oriz
  • 400 ml ujë
  • 350 gr qepë të njoma
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 100 g spinaq ose lakra të ndryshme jeshile
  • 1 maj lugë çaji majdanoz
  • 1 lugë çaji kopër
  • 1 lugë çaji mëndrëz nenexhik
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 maj lugë çaji piper

Përgatitja

  • Stina me e përshtatshme pre te përgatitur japrak është pranvera, pasi gjethet e hardhive të rrushit janë të njoma. Duhet të sigurohemi të mbledhim një sasi të konsiderueshme pa dëmtuar dhe bimën.
  • Gjethet i lajmë dhe i hedhim në ujë të valuar për pak minuta dhe pastaj i kullojmë dhe i lëmë mënjanë.
  • Grijmë qepët dhe i kaurdisim për tre-katër minuta në tigan, shtohet orizi, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohen të gjitha jeshillëqet, erëzat e grira hollë dhe përzihen mirë. Shtojmë edhe kripën dhe i trazojmë.
  • Hapen gjethet e rrushit dhe hidhen në to nga një gjysmë luge mbushje në çdo gjethe. Kujtojmë që pjesa e ashpër e gjetes duhet të ngelet brenda japrakut. Mbështillet mbushja me gjethet dhe vendosen me kujdes me radhë në tenxhere.
  • Sipër mbushjeve vendoset një pjatë që mbushjet të mos lëvizin gjatë zierjes. Më pas hedhim mbi to ujë të nxehtë deri sa ti mbulojmë.
  • E vendosim tenxheren të ziejë për 20 – 30 minuta në zjarr të ngadalshëm. Pasi janë zier i heqim nga tenxherja me kujdes dhe i vendosim në pjatë.

Japrak me gjethe rrushi janë gati për tu shërbyer dhe mund të shoqërohen edhe me kos.

Mos harroni ta shpërndani recetën për Japrak ne rrjetet sociale si Facebook e Instagram! Lexoni gjithashtu Byrek me kungull ose Byrek role me spinaq

Ju bëftë mire!

5 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.

Sallatë Quinoa me perime në grill

Sallatë quinoa me prime është një pjatë e freskët dhe plot vlera ushqimore, një variant i sallatës me oriz apo përgatitjes së cous-cous me prime. Quinoa shqiptohet kinoa dhe pse nga forma mund të ngjajë si një drithër, ajo futet ne familjen e barishteve. Quinoa është e pasur me proteina e nuk përmban gluten dhe ka një shije delikate.