Krostata çokollatë – Receta nga një pastiçier

Kjo recetë për ëmbëlsirë krostata çokollatë është publikuar nga një pastiçier i njohur Ernst Knam. Sekreti është të përdorësh çokollatë cilësore. Lexo recetën e kësaj ëmbëlsire fantastike.

Krostata çokollatë – Receta nga një pastiçier

Prep Time40 minutes
Cook Time1 hour
Total Time1 hour 40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 280kcal

Përbërësit

Brumi frolla me çokollate

  • 150 gram gjalpë
  • 150 gram sheqer
  • 1 kokërr veze
  • 1 gram vanilje
  • 6 gram maja për ëmbëlsira
  • 270 gram mielli i tipit 00
  • 30 gram kakao pluhur
  • pak kripë

Kremi pastiçier

  • 250 ml qumësht
  • 5 g vanilje 1 shkop
  • 75 g te verdha veze
  • 50 g sheqer
  • 20 g niseshte misri

Ganache me çokollatë

  • 220 ml pana e freskët
  • 300 g çokollatë e zezë 60 %

Përgatitja

  • Në një enë punojmë mire sheqerin se bashku me gjalpin në temperature ambienti te prere në copa të vogla. Më pas shtojmë vezën, pak kripë dhe vaniljen. Të gjithë masën e punojmë mire derisa te kemi një masë homogjene.
  • Bashkojmë miellin dhe vaniljen se bashku. I kalojmë në site dhe e shtojmë tek masa. E punojmë mire masën derisa te arrijmë një përbërje kompakte.
  • Formojmë një top dhe e mbështjellim ne qeske transparente dhe e leme te pushojë në frigorifer për rreth 2 orë përpara se ta përdorim.
  • Më pas e hapim brumin frolla rreth 3 mm dhe e shtrojmë në një tavë të lyer ne pak gjalpë.
  • E pjekim në temperaturën 175°C për rreth 35 minuta.

Kremi Pastiçier

  • Për kremin pastiçier, hedhim qumështin në një enë dhe e vendosim në zjarr. Shkopin e vaniljes e presin ne mes për ti marrë farat dhe e shtojmë tek qumështi se bashku me kërcellin.
  • Hedhim në një enë tjetër te verdhat e vezëve se bashku me sheqerin. I trazojmë së bashku dhe shtojmë edhe miellin e kaluar në sitë.
  • Kur qumështi është duke zier, shtojmë masën dhe e trazojmë me rrahëse.
  • E lemë në zjarr edhe për 3 minuta të tjera, gjithmonë duke e trazuar kështu nuk formohen kokrriza. Është mire ta ftohim duke e zhytur në një enë të mbushur me akull.

Receta për ganash

  • Për ganash, vendosim panën në zjarr dhe presim çokollatën në copa të vogla. Pasi pana fillon të ziej, shtojmë çokollatën dhe e trazojmë fortë derisa gjithçka të jetë shpërbërë.
  • Për kremin me çokollatë bashkojmë kremin pastiçier me atë ganache me çokollate. Kështu përftojmë një masa kremoze dhe të butë.
  • Tek tava me brumin frolla hedhim kremin me çokollatë që përgatitem. Sipër shtojmë disa shirita nga brumi i frolla. E pjekim në temperaturën 170° C për rreth 30 minuta.
  • Krostata çokollatë është gati, e nxjerrim nga forma dhe e presim në copa dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

foto via ernst knam facebook

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.

Ëmbëlsira për karnavale – Chiacchiere

Kjo recetë ëmbëlsira për karnevale është një nder ëmbëlsirat më të njohurat në Itali në periudhën e festës. Bëhet fjalë për një recetë shumë të thjeshtë ku përbërësit kryesor janë mielli dhe veza. Pas skuqjes mjafton pak sheqer pluhur dhe shërbe

Biskota me copëza çokollate

Biskotat janë gjithmonë një kënaqësi kur i shijon në mëngjes me një gotë qumësht. E të shijojnë më shumë kur në to gjenden edhe copëza çokollate që të shkrihen në gojë. Kjo është një recetë e thjeshtë që mund ta përgatisni edhe me fëmijët tuaj.

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.