Petulla Pancakes me Banane

Pancakes mund ti përgatisim në disa mënyra të ndryshme. Si në versionin origjinal të petullave amerikane, këto pancakes me banane kanë të njëjtën përbërje por më shumë të shijshme.

Petulla Pancakes me Banane

Prep Time15 minutes
Cook Time14 minutes
Total Time29 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 2 banane
  • 250 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 50 gr sheqer
  • 8 gr maja pluhur për ëmbëlsira
  • 50 gr gjalpë
  • pak kripë
  • shurup panje

Përgatitja

  • Si gjithmonë për të përgatitur pancakes, fillojmë duke përzier përbërësit e thatë së bashku. Në një enë hedhim miellin, majanë pluhur për ëmbëlsira sheqerin dhe pak kripë. I trazojmë dhe i lëmë mënjanë.
  • Në një enë tjetër rrahim vezët për pak çaste. Bananet që duhet të jenë shumë të pjekura i presim në copa dhe i bashkojmë me vezet duke i shtypur.
  • Më pas shtojmë qumështin dhe gjalpin e shkrirë. I përziejmë dhe tek përbërësit e thatë hedhim masën e përgatitur. E trazojmë derisa të formohet një masë homogjene.
  • Brumi për pancakes është gati për pjekje. Në një tigan për krepa hedhim nga masa e brumit dhe i pjekim në zjarr të ulët. Vazhdojmë kështu për të gjithë masën ë brumit për pancakes me banane.
  • Pancakes e pjekur i vendosim në një pjatë dhe sipas dëshirës mund të hedhim sipër shurup panje.

Në faqen tonë gjeni gjithashtu recetën bazë për pancakes si edhe pancakes me boronica ose petulla me banane.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Akullore me pana

Akullore me pana e përgatitur në shtëpi ka shumë avantazhe pozitive. Produktet mund ti zgjedhim cilësorë dhe mund të përgatitet pa shtuar konservantë ose ngjyrues ushqimorë.

Receta per Reçel Kumbulle

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm. Dita fillon mirë nëse hamë një mëngjes të shijshëm e të shëndetshëm. Një fetë buke me reçel kumbulle të përgatitur nga vetë ne është ideale për të filluar ditën

Petulla me banane

Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe dua të them që në familjen time këto petulla gatuhen shpesh.