Si të përgatisim Mesnik të ëmbël

Recëtë e thjeshtë dhe e shpejtë si të pergatisni Mesnik të ëmbël.

Mesnik është një recetë tradicionale e fshatrave të Juglindjes. Ka shumë mënyra për ta përgatitur këtë recetë tradicionale shqiptare. Mund të përgatitet me mish, kemi mesnik me fasule por dhe versione të ëmbla.

Si të përgatisim Mesnik të ëmbël

Prep Time35 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

Përbërësit për brumin

  • 300 gr miell
  • 150 ml ujë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë

Përbërësit për mbushjen

  • 200 gr miell misri i ashpër
  • 100 gr sheqer sipas dëshirës
  • 1 litër qumësht
  • pak vanilje
  • 3 kokrra vezë
  • 2 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja

Brumi për petët

  • Në fillim përgatitim brumin për petët. Hedhim në një enë, miellin, ujin, vajin, kripën dhe e punojmë brumin për rreth 10 minuta. E mbledhim brumin me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 20 – 30 minuta.

Mbushja për mesnik

  • Ndërkohë përgatitim mbushjen për mesnik. Hedhim qumështin në një tenxhere dhe e vendosim në zjarr. Pasi të ngrohet qumështi hedhim sheqerin, dy lugë gjalpë dhe miellin e misrit, duke e trazuar që të mos na ngjitet.
  • Vazhdojmë e trazojmë në zjarr të ngadalshëm derisa masa të ziejë dhe të trashet. Rrahim vezët në një enë. Qumështin e heqim nga zjarri, e lemë të ftohet pak dhe e hedhim tek vezët. I përziejmë mirë.
  • Fillojmë dhe hapim petët. Petët do të hapen pak më të mëdha se masa e tavës në mënyrë që të qëndrojnë të varura në anët e tavës. I shtrojmë petët në tavë duke i spërkatur me gjalpë ose vaj ulliri sipas dëshirës.
  • Hedhim mbushjen e ftohur dhe mblidhen petët anash me rrudha duke e lënë mesin të hapur.
  • Sipër e spërkatim pak me gjalpë dhe me anë të një furçe e lyejmë sipërfaqen me të verdhë veze të rrahur me qumësht.
  • Tavën me mesnik e futim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta. Tavën me mesnik e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet.
  • Mesnik i ëmbël është gati për tu servirur.

Ju rekomandojmë:
Ballakume Elbasani
Kadaif
Receta për Krepa

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kungull tave në dy versione

Receta për kungull tavë është një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur këtë perime. Kjo recetë gatimi është një gatim tradicional që përdorej shumë nga gjyshet tona, të cilat i ruanin kungujt në vend të errët dhe pa lagështi dhe kështu kishin kunguj për gjatë gjithë dimrit.

Tavë me kërpudha shoqëruar me salcë djathërash – MasterChef Albania

Pressure test quhet prova e radhës, një test nën presion. Në këtë test duhet të gatuajmë një pjatë ku përbërësi kryesor duhet të jetë kërpudha. Koha në provat e programit Masterchef Albania është shumë e limituar, duhet të shtojmë edhe emocionet, tensionin dhe faktin që gatuan përpara shefave të vërtetë dhe të gjitha këto bëjnë që ndonjëherë të mos arrish rezultatin e dëshiruar

Musaka me patate

Musaka është një pjatë tipike e kuzhinës greke. Ka shumë variante të musakasë si me patëllxhanë, kunguj, patate apo perime të tjera. Ne këtu e kemi sjellë në variantin me patate. Kjo është një recetë e shijshme dhe që mund ta shërbejmë si pjatë kryesore.

Petulla me banane

Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe dua të them që në familjen time këto petulla gatuhen shpesh.