Receta Gjizë e bërë në shtëpi

Receta gjizë e bërë në shtëpi me qumësht. Për të përgatitur gjizë në shtëpi duhet të përdorim përbërës të freskët dhe me masat e dhëna përftojmë rreth 700 gr gjizë të freskët qumështi.

Receta Gjizë e bërë në shtëpi

Prep Time10 minutes
Cook Time19 minutes
Total Time29 minutes
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 2 litër qumësht
  • 500 gr kos i bardhë
  • kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur gjizë në shtëpi duhet të përdorim qumësht të freskët dhe të plotë, nuk duhet të jenë hequr yndyrat. Kjo është një nga mënyrat tradicionale e përgatitjes së gjizës në shtëpi. Nëse nuk doni të përdorni kosin, mjafton pak lëng limoni ose uthull e bardhë.
  • Qumështi i vluar më parë dhe i ftohur i hedhim kosin dhe e trazojmë. Enën e vendosim në zjarr të ulet. Enën do e lemë në zjarr sa të bëhet ndarja e pjesës së plotë dhe të ujit.(si në foto). E heqim enën nga zjarri dhe e lemë të ftohet.
  • Masën e ftohur e kullojmë në një napë të përvëluar më parë. Për 10-15 minuta gjiza është gati. Hedhim kripë sipas sipas dëshirës. Vendosim gjizën në frigorifer për te paktën 2-3 orë dhe e shërbejmë.
  • Hirra që del nga gjiza e qumështit rekomandohet nga mjekët për pastrimin e mëlçisë. Gjiza mund të përgatitet edhe me aroma të ndryshme, abonohuni në njoftimet e faqes për të lexuar recetat e reja.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Me gjizën e përgatitur në shtëpi mund të përgatisim byrek me gjizë ose antipaste e gjizë.
Lexoni gjithashtu recetën për gjizë kosi.

2 Shares
0 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë lakre super e shëndetshme

Lakra e bardhë është me vlera të larta ushqimore. Kjo recetë e thjeshtë sallatë lakre duke i shtuar asortimente të tjerë bëhet akoma më e mirë. Po japim recetën e përgatitjes së sallatës sipas një mënyre të thjeshtë e shpejtë.

Receta për Majonezë

Majoneza është një nga salcat më të njohura e më të përhapura në botë. Përdorimi i saj në kuzhinë është i gjerë. Majoneza shkon mirë me peshkun, me mishin e ftohtë, me vezë të ziera, me perime të ndryshme apo si bazë për salca të tjera.

Kastravecë turshi

Kastravecë turshi është një recetë tjetër që na mundëson të konservojmë kastravec për një kohë të gjatë. Kastravecët duhet të jenë në madhësi mesatare dhe zgjidhni ata më cilësorët. Kastravecë turshi kanë një kosto të ulët dhe mund të shoqërojnë çdo pjatë ose mund të shërbehen gjatë një aperitivi midis miqsh.