3 mënyra për të gatuar shparg me vezë

Shparg me vezë është një pjatë e shijshme dhe mund të përgatitet në mënyra të ndryshme. Këto produkte shkojnë shumë më njëra tjetrën ku shija delikate e shpargut forcohet nga veza dhe rezultati është fantastik.

Shparg me vezë

Prep Time15 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time20 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Italian
Keyword: healthy
Sasia: 2 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 12 copë shparg
  • 2 kokrra vezë
  • 50 gr djathë i grirë
  • 50 gr tahini
  • piper
  • kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

Shparg me vezë të rrahura

  • Për të përgatitur shparg me vezë të rrahura si fillim qërojmë dhe pastrojmë mire perimet. Shpargut mjafton ti presim pak fundit dhe ta pastrojmë.
  • Në një tigan me vaj ulliri hedhim në të shparg dhe pas disa çaste vezët e rrahura me pak kripë dhe piper. I lëmë në zjarr për tre minuta. Sipër shtojmë djathë të grirë.

Shparg me vezë të zier

  • Shparg në këtë rast mund ti ziejmë për pak minuta në një enë me avull. Ziejmë dhe vezët për 4-5 minuta dhe i shërbejmë në pjatë të spërkatur më vaj ulliri, kripë dhe piper.

Shparg me vezë sy

  • Ziejmë në avull për pak minuta shpargun dhe i vendosim në pjatë ku kemi shtruar pak salce tahini. Në një tigan më vaj ulliri dhe pak gjalpë hedhim vezën pa e prishur.
  • Pasi është skuqur, vezën e vendosim sipër shpargut.

Receta për oriz me shparg, shparg me pete sfoliat

Ju beftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakra është shumë e pasur me substanca të dobishme për shëndetin tonë. Në fakt nuk duhët të mungojë në tryezat tona. Kjo zarzavate është tipike e stinës së dimrit, e gjejmë deri në fillim të pranverës. Me lulelakrën mund të bëjmë disa receta si pjata të para apo garnitura për të shoqëruar pjata me mish a peshk. Ne kemi sjellë një recetë të thjeshtë e të shpejtë.

Speca të pjekur

Specat janë shumë të shijshëm dhe mund ti përdorim në shumë receta. Por lëkura e tyre nuk tretet mirë. Në këtë recetë japim një sekret sesi mund ti heqim lëkurën e specave pa u lodhur shumë.

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.