Reçel me Kajsi

Janë të shumta recetat për reçel në faqen e Arti Gatimit. Reçel me kajsi i shtohet kësaj liste. Për mëngjes kjo ëmbëlsirë do ju kapi ngarkesën e duhur për një ditë plot energji. Reçelin me kajsi mund ta përdorni edhe për përgatitjen e ëmbëlsira të ndryshe apo krostatave.

Reçel me Kajsi

Prep Time20 minutes
Cook Time1 hour
Resting5 hours
Total Time6 hours 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 2 vazo
Kalori: 350kcal

Përbërësit

  • 1 kg kajsi
  • 500 gr sheqer
  • lëngu i një limoni
  • esencë vanilje

Përgatitja

  • Për të përgatitur reçel me kajsi, frutat duhet të jenë të pjekura. I lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe u hiqet bërthama. Më pas kajsitë i thajmë dhe i presim në pjesë të vogla. Kajsitë hidhen në një enë së bashku me masën e sheqerit dhe lëngun e limonit. Nëse do të përdorim stekë vanilje, e ndajmë në gjysmë dhe e shtojmë tek ena. Masën e trazojmë dhe më pas e vendosim në frigorifer për të paktën 5 orë.
  • Pasi ka pushuar e vëmë në zjarr të ngadalshëm, për gati 1 orë duke e trazuar herë pas here. Shtojmë esencën e vaniljes. Gjatë zierjes heqim shkumën që krijohet sipër. Reçel me kajsi është gati kur e shikojmë se ai ka marrë një ngjyrë të artë dhe nëse vendosim pak në pjatë ai ngjitet. Nëse keni termometër kuzhine, bëni kujdes mos të kaloj 100°C.
  • Reçelin me kajsi e hedhim në vazo të sterilizuara dhe i mbyllim fort. Vazot me reçel i vendosim në një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe i ziejmë për 5 minuta. Pasi ti nxjerrim nga uji i lemë 1 ditë me kapak poshtë. Më pas i Vendosim në vendin e caktuar larg dritës dhe lagështisë. Reçel me kajsi është gati.

Të tjera Reçel Portokalli, Reçel Fiku ose Reçel Qershie

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Tullumba

Tullumbat janë një ëmbëlsirë mjaft e njohur në vendin tonë. Brumi i tullumbave siç është ai i pastës shu është një brum i zier.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme

Akullore me Vanilje

Periudha e verës është pikërisht stina më e mirë për të shijuar kënaqësinë e akullores. Shumë nga lexuesit e faqes tonë www.artigatimit. com na kanë kërkuar recetën e akullores. Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.