Receta Origjinale për Trileçe me Krem Karamel

Kjo recetë e thjeshte për Trileçe do ju pëlqej pa masë. Pandispanja e butë e lagur me qumështin Lufra dhe duke shtuar ëmbëlsinë e qumështit të kondensuar, bashkuar me kremin karamel do të bëjë të çmendeni për këtë ëmbëlsirë.

Përgatitja e trileçe thjeshte me krem karamel ndahet ne tre faza. Në fillim përgatisim pandispanjen. Kombinimi i tre qumështeve dhe në fund kremi sipër dhe karameli.

Receta Origjinale për Trileçe

Prep Time30 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: caramel, embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

Për përgatitjen e pandispanjës nevojiten

  • 5 kokrra vezë
  • 200 gr sheqer
  • 200 gr miell
  • 1 pako fryrës ëmbëlsire
  • 1 pako esence vanilje
  • pak kripë
  • 100 ml ujë

Për përgatitjen e tre qumështave nevojiten

  • 700 ml qumësht Lufra
  • 200 gr qumësht i kondensuar
  • 200 gr ajkë qumështi

Për përgatitjen e kremit nevojiten

  • 200 gr ajkë qumështi
  • 250 gr krem karamel

Përgatitja

Përgatitja e pandispanjës

  • Përgatitja e trileçes fillon me pandispanjën pasi duhet të ftohet më pas.
  • Për të përgatitur pandispanjën fillimisht ndajmë të bardhat dhe të verdhat e vezëve.
  • Rrahim të bardhën e vezës dhe shtojmë pak kripë, derisa të fillojë të shkumëzohet, shtojmë pak nga pak gjysmën e sheqerit dhe e trazojmë derisa të bëhet shkumë e plotë.
  • Më pas rrahim të verdhat e vezëve dhe shtojmë pjesën tjetër të sheqerit, derisa të fillojë të zbardhet, shtojmë ujin gradualisht dhe e përziejmë derisa të fryhet mirë.
  • Përziejmë miellin, vaniljen dhe fryrësin. Duke i situr i hedhim në enë dhe i përzierë me një shpatull.
  • Përziejmë të bardhën e vezës me të verdhat nga poshtë lart me kujdes për të mos ulur shkumën.
  • Maswn e hedhim në tavw me një letër kuzhine dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 150 gradë për 40 minuta

Përgatisim 3 qumështat për Trilece.

  • Fillimisht hedhim qumështin Lufra të pasterizuar, 100% natyral dhe pa konservues pasi me këtë qumësht pandispanja del më e butë. Shtojmë me pas qumështin e kondensuar dhe në fund ajkën e qumështit,. I përziejmë derisa të jetë masë homogjene.
  • Pasi pandispanja të jetë pjekur dhe ftohur, e kthejmë në tepsi dhe heqim letrën e pjekjes.
  • 3 qumështat i hedhim sipër pandispanjës dhe presim disa minuta derisa ta thithi. Nëse është e nevojshme e shpojmë me kunja dhëmbësh.
  • Me ndihmën e rrahëses rrahim ajkën e qumështit derisa të formohet krem. Kremin e shpërndajmë mbi pandispanjë, me ndihmën e një shpatulle kuzhine e përhapim në të gjithë sipërfaqen.
  • Pasi kemi vendosur kremin sipër, trileçes i hedhim kremin karamel dhe e përhapim. E zbukurojmë me krem pana dhe nëse është e mundur e lemë në frigorifer për 1 ditë.

Mos harroni të komentoni përshtypjet tuaja dhe të na ndiqni në rrjetet sociale për receta të tjera interesante.

Lexoni recetat për Shampite Kosovare ose embelsire me qumësht dhe mollë.

Ju bëftë mirë!

4 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Embëlsirë me grurë – Ashure

Ashurja është një ëmbëlsirë me origjinë turke por që në Shqipëri është shumë e njohur. Kjo lloj ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me drithëra, fruta të thata e arra. Nuk ekziston një recetë e mirëfilltë për përgatitjen e ashures, mund të variojë nga krahina në krahinë e nga familja në familje. Në vendin tonë kjo ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me grurë e ne po japim këtë recetë

Video Receta për Kadaif

Në vijim keni mundësi të ndiqni me video përgatitjen për Kadaif. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë pak më të veçantë, duke i bërë rolè copat. Kjo mënyrë përgatitje ka një paraqitje më interesante si dhe mbushja qëndron në brendësi dhe pas sherbetosjes.

Torta zebër me çokollatë

Kjo tortë është një ëmbëlsirë shume e mirë, e lehtë, e butë dhe e shpejtë, gatuhet me pak përbërës. Kjo ëmbëlsirë është e veçantë dhe e bukur në prerje se ngjan me zebrën dyngjyrëshe. Të gjithë do të zbaviten dhe do të kënaqen me këtë tortë.