Video Receta e Pandispanjës

ads

Pandispanja është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë, si të rritur dhe fëmijë.
Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me kremëra të ndryshëm në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.

Përbërësit për Video Receta e Pandispanjës


  • 75 gr miell

  • 75 gr niseshte patate

  • pak kripë

  • 6 vezë

  • pak pluhur vanilje

  • 150 gr sheqer

Video Receta

Pergatitja

Marrim një enë qelqi ku hedhim vezët me sheqerin e pak kripe. I rrahim fort me rrahësin elektrik, përreth 15 minuta derisa të arrijmë një masë të fryrë në ngjyrë rë verdhë të hapur. Në një enë tjetër përziejmë miellin me niseshtenë dhe vaniljen dhe e hedhim me një sitë mbi vezët. I trazojmë mirë me ngadalë. Marrim një tavë të rrumbullakët, me diametër 24 cm, e lyejmë me gjalp e pak miell e mbi të hedhim masën e përgatitur. E vëmë tavën në furrë të nxehur paraprakisht, 180°C për 35-40 minuta.

Ju bëftë mirë!

ads

+ 4 Komente

  1. Pingback: Torta Mimoza – Ideale për Festen e 8 Marsit | ArtiGatimit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>