Video Recete e Kremit pasticier

ads

Kremi Pastiçier

Kremi pasticier është një ndër kremërat më të përdorur në pasticeri. Këtë lloj kremi e përdorim për të mbushur ëmbëlsira të ndryshme. Është shumë i thjeshtë për tu përgatitur.

Përbërësit për Video Recete e Kremit pasticier


  • 70 gr miell

  • pak vanilje

  • 180 gr sheqer

  • 6 të verdha vezësh

  • 500 ml qumësht

Video Receta

Përgatitja

Ne një tenxhere hedhim më shumë se gjysmën e qumështit, e vëmë për të zjerë, hedhim në të edhe vaniljen. Ndërkohë që qumështi zien, rrahim vezët me sheqerin. Qumështin e nxehtë e bashkojmë me pjesën tjetër të qumështit, kështu do të kemi qumësht të vakët dhe e hedhim me ngadale te vezët e rrahura, shtojmë më ngadalë dhe miellin. Hedhim masën e përgatitur në tenxhere dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë derisa masa të trashet.

E heqim nga zjarri dhe e hedhim në një enë që të ftohet dhe e mbulojmë më qese të tejdukshme, duhet të kemi parasysh që qesja duhet të prekë kremin kështu që nuk formohet kore sipër. Pasi ftohet kremin mund ta përdorni sipas dëshirës.

ads

+ 2 Komente

  1. Pingback: Torta Mimoza – Ideale për Festen e 8 Marsit | ArtiGatimit.com

  2. Pingback: Ëmbëlsirë rolè për KrishtlindjeArtiGatimit.com | ArtiGatimit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>