Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

Përbërësit për Angjinare në tigan


  • 4-5 angjinare

  • pak vaj ulliri

  • 2 thelpinj hudhre

  • pak kripë

  • pak piper

  • pak majdanoz

Përgatitja

Marrim angjinaret dhe fillojmë ti pastrojmë ( kliko këtu për të parë se si pastrohen). Pasi i kemi pastruar të gjitha, marrim një tigan, hedhim në të vaj ulliri dhe hudhrën e shtypur. Shtojmë edhe anjinaret e pastruara dhe të prera në copa. I hedhim sipër kripë, piper e majdanoz. I mbulojmë me kapak dhe i lemë të piqen me zjarr shumë të ulët. Nqse e shohim që thahen, mund ti shtojmë pak ujë ose brodo vegjetale (kliko këtu për të parë si bëhet). Pasi janë bërë i shërbejmë angjinaret të nxehta.

Ju bëftë mirë

+ 1 Koment

  1. Pingback: Mish qengji në furrë me anginare | ArtiGatimit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>