Patëllxhanë në furrë

Patëllxhanët në furrë janë një garniturë e shijshme vegjetariane që përgatitet shumë thjeshtë dhe me pak përbërës.

Patëllxhanë në furrë

Përbërësit

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj
  • 2 domatetë mëdha ose 200 gr domate të vogla
  • 150 gr djathë mocarela ose djathë tjetër që shkrihet
  • 75 gr ullinj të zinj
  • pak kripë
  • pak rigon
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim lajmë patëllxhanët dhe i presim në feta rreth 1cm të trasha. I hedhim kripë të trashë, i vendosim në një kullojëse me një pjatë sipër dhe i lemë kështu përreth gjysëm ore. Në këtë mënyrë patëllxhanët humbasin hidhërimën e tyre. Ndërkohë marrim domatet, i lajmë dhe i presim në copa të vogla.
  • Presim në kubik edhe djathin. Më pas marrim fetat e patëllxhanit, i çajmë me majën e një thike. I vendosim më pas në një tavë me letër furri sipër. Mbi çdo fetë hedhim domate dhe ullinjtë e prerë hollë. I hedhim sipër kripë, vaj e rigon. I pjekim në furrë të nxehtë 200°C përreth 20-25 minuta.
  • Më pas fikim furrën, nxjerrim tavën, i vendosim sipër fetave mocarelën e grirë dhe e vendosim përsëri tavën për disa minuta në furrën e nxehtë.
  • Fetat e patëllxhanit janë gati për tu servirur. Mund ti shërbejmë si të nxhehta ashtu edhe të ftohta, Janë një garniturë e mirë për pjata mishi ose mund ti shërbejmë si antipastë.

Notes

Ju bëftë mirë

3 Shares
11 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë gruri

Sallata e grurit është një pjatë e freskët, ideale për stinën e verës. është një pjatë e ftohtë të cilën mund ta përgatisim edhe disa orë përpara se ta shërbejmë. Në këtë recetë ne kemi zgjedhur të përziejmë grurin me djathë, domate të freskëta e ullinj, por secili nga ju mund ta përziejë me gjithçka që dëshiron, sipas dëshirës e fantazisë suaj.

Receta për Majonezë

Majoneza është një nga salcat më të njohura e më të përhapura në botë. Përdorimi i saj në kuzhinë është i gjerë. Majoneza shkon mirë me peshkun, me mishin e ftohtë, me vezë të ziera, me perime të ndryshme apo si bazë për salca të tjera.

Rrepa turshi

Rrepat turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.