Speca gogozhare

Speca gogozhare janë shoqërueset e shumë pjatave në stinën e dimrit. Kjo recete është shume e thjeshte për tu përgatitur dhe specave mund ti konservojmë shijen dhe vlerat për një kohe të gjatë. Për të përgatitur gogozhare preferohet speci me shume tul kurse ngjyra sipas preferencës.

Speca gogozhare

Prep Time30 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time40 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Albanian
Keyword: perime
Sasia: 4 vazo
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 4 kg speca të kuq
  • 2 litra ujë
  • 800 ml uthull vere e bardhë ose molle
  • 200 gr sheqer
  • 200 gr kripë kokërr madhe
  • gjethe dafine
  • piper kokërr
  • 1 kokë hudhra sipas dëshirës

Përgatitja

  • Për përgatitjen e speca gogozhare si fillim lajmë mirë specat dhe i fshijmë ujin me një pecet. Më pas i pastrojmë nga farat.
  • Në një enë hedhim masën e ujit, shtojmë gjysmën e uthullës, kripën, sheqerin e trazojmë dhe e vendosim në zjarr.
  • Sapo të vlojë uji zhytim specat pjesë pjesë duke i lënë vetëm një minutë.
  • Pasi i kemi zhytur të gjithë specat, në enën më ujë shtojmë pjesën tjetër të uthullës. E lëmë rreth 5 minuta dhe e heqim nga zjarri.
  • Marrim vazot e lara mirë dhe të sterilizuar, në to hedhim në fillim disa kokrra piper dhe gjethe dafine. Sipas dëshirës mund të vendosim edhe ndonjë thelbi hudhre. Më pas radhitim specat. Vazot i mbushim me masën e tenxheres. Vazot i lemë për 2-3 minuta të hapura mos kanë nevojë edhe për pak më shumë ujë. Më pas i vendosim kapakët vazove me gogozhare.
  • Në një enë me ujë të bollshëm, vendosim një pecetë rrobe dhe radhitim vazot me kapak poshtë. Enën me vazot e lemë në zjarr 10 minuta pasi të marri valë. Vazot me gogozhare lihen në enë deri sa të ftohet uji.
  • Më pas i nxjerrim dhe i vendosim në vend të freskët pa lagështi. Speca gogozhare pas një muaji janë gati. Mund ti shërbejmë si meze ose të përgatisim pjata te tjera si për shembull recetën Pule ne tave me speca gogozhare

Receta për lakra turshi

Ju bëftë mirë!

5 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Karrota sallatë

Karrota është shumë e mirë për shëndetin tonë. Ajo është e pasur me vitamina A(Betakarotene), B, C, PP, D e E, me kripëra minerale dhe glukoz. Për këtë motiv këshillohet konsumimi i karrotës sepse mbron organizmin tonë nga shumë sëmundje infektive