Pite me Petë – Recetë e veçante

Receta pite me petë është krijuar thjeshtë e rastësishme nga disa pjesë brumi ngelur nga buka përgatitur në shtëpi. Rezultati dhe shija ishin fantastike, kështu po e propozojmë si recetë gatimi. Pjekur në tigan me pak vaj këto pite me petë janë në brendësi të buta dhe sipër pak kërce.

Pite me Petë – Recetë e veçante

Prep Time35 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time55 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 280kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 250 ml ujë
  • 1 lugë kafeje maja buke
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • 50 gr gjalpë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për përgatitjen e pite me petë në fillim tretim majanë me pak ujë të vakët dhe sheqer. Pas 10 minutash hedhim miellin në një enë qelqi e hapim në mes, hedhim majanë e tretur, ujin e vakët, vaj ulliri dhe anash kripën.
  • E përziejmë të bashkohen masat, më pas e hedhim brumin në tavolinë dhe e punojmë me dorë për gati 7 minuta.
  • Brumin e mbështjellim me qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për gati 30 minuta. Pasi brumi për pite me petë ka pushuar, e ndajmë në 10 pjesë duke i bërë toptha.
  • Topthat i hapim në petë me okllahi në tavolinën e punës. Çdo petë me anë të një furçe i lyejmë me gjalpë të shkrirë dhe i vendosim njëra mbi tjetrën. I lëmë të pushojnë për 30 minuta mbuluar me një rrobë kuzhine.
  • Më pas petët i bëjmë role. E presim brumin në cilindra me 2-3 centimetra, procedure e njëjtë me përgatitjen e cinnamon rolls. Rrathët që premë i kthejmë me bazë poshtë dhe i shtypim me dorë nga lartë. Kështu na u formuan pite në formë rrethore. Pitet i pjekim në tigan të lyer me pak vaj.
  • Pite me petë janë gati, sipas dëshirës i shoqërojmë më djathë të bardhë ose të ëmbla me marmelata të ndryshme si për shembull, marmelate luleshtrydhe ose reçel portokalli

Lexoni gjithashtu recetën për pite mbushur apo pite kulaç pjekur në tigan.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla të shpejta

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë. Mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.

Tavë me kërpudha shoqëruar me salcë djathërash – MasterChef Albania

Pressure test quhet prova e radhës, një test nën presion. Në këtë test duhet të gatuajmë një pjatë ku përbërësi kryesor duhet të jetë kërpudha. Koha në provat e programit Masterchef Albania është shumë e limituar, duhet të shtojmë edhe emocionet, tensionin dhe faktin që gatuan përpara shefave të vërtetë dhe të gjitha këto bëjnë që ndonjëherë të mos arrish rezultatin e dëshiruar

Fërgesë me speca të pjekura

Specat janë përbërës të domosdoshëm të menysë vegjetarianë. Për këtë arsye kemi zgjedhur recetën fërgesë me specka. Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm specat janë më mirë të freskëta por dhe receta që ne do të përgatitim specat i ruajnë vlerat ushqimore