Si të gatuajmë Pasha Qofte – Receta tradicionale Gjirokastrite

Pasha qofte është një ndër recetat më të vjetra te kuzhinës tradicionale shqiptare dhe më sakte të qytetit të Gjirokastrës. Me shijen e mrekullueshme të këtij gatimi special mund të kënaqni cilindo që i provon. Mund ta shoqëroni pasha qofte me një sallatë të stinës.

Pasha qofte

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

Për Pasha Qofte

  • 250 gr mish vici i grirë
  • 50 gr oriz
  • 2 kokrra vezë
  • 1 kokërr qepë
  • 30 gr gjalpë
  • majdanoz i freskët
  • piper
  • kripë

Për kremin

  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 100 ml qumësht

Përgatitja

  • Për të përgatitur pasha qofte si fillim duhet të ziejmë pak orizin. Në një enë më ujë hedhim orizin dhe e lënë në zjarr jo më shumë se 10 minuta. E heqim dhe e lëmë të ftohet.
  • Në një enë tjetër hedhim mishin, qepën e grirë në rende, orizin e ftohur, vetëm të bardhat e vezëve të rrahura, pak kripë, piper dhe i përziejmë mirë. I trazojmë mirë derisa të formohet një masë homogjene.
  • Ndërkohë në zjarr vendosim një enë me ujë dhe hedhim pak vaj ulliri. Masën e bëjmë toptha të vegjël në formë arre dhe i vendosim në një pjatë me pak miell. Për të krijuar topthat mjafton të njomin pak duart me ujë. Topthat e pasha qofte i hedhim në ujin e vluar një nga një me qëllim që vala nuk duhet të ndërpritet. Gjatë kohës që ziejnë qoftet përgatitim kremin.
  • Hedhim gjalpin në tigan dhe kaurdisim pak miellin derisa të zverdhet pak. E shuajmë miellin duke hedhur pak nga pak qumësht të ftohtë, e përziejmë shpejtë dhe shtojmë nga lëngu i qofteve. Kremin e hedhim dalëngadalë në tenxhere duke e trazuar, por kujdes pasi të kenë zier pasha qofte. Shtojmë më pas majdanozin e grirë.
  • Dy të verdhat e vezëve që kemi lënë i rrahim mirë, i shtojmë lëngun e limonit dhe i hedhim në tenxhere duke i përzier me kujdes. Ndërkohë enën e heqim nga zjarri.
  • Pasha qofte është gati, këshillohet të shërbehet e ngrohtë.

Receta tradicionale nga kuzhina shqiptare kulaç me arra, ëmbëlsirë qumeshtor apo edhe gjelle me qofte.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish me qepe në furrë

Tava me mish e qepë është një pjatë e dytë që ia vlen ta provosh ta gatuash dhe ta shijosh në shoqërinë e familjes. Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë.