Granita me limon

Granita me limon është një pije ideale në stinën e verës, pasi i jep shumë freski trupit tonë në ditë të nxehta. Kjo recetë e përgatitur në shtëpi dhe me limon biologjik është e shëndetshme dhe e freskët.

Granita me limon

Prep Time20 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 0
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 500 gr limona
  • 250 ml ujë
  • 200 gr sheqer

Përgatitja

  • Për të përgatitur granita me limon në shtëpi si fillim në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqeri dhe i vendosim në zjarre. Pasi zien sherbeti e lemë të ftohet. Ndërkohë shtrydhim kokrrat e limonit duhe mbledhur lëngun në një enë.
  • Sherbetin e ftohur e përziejmë me lëngun e limonit dhe e futim për 1 orë në frigorifer në grirje.
  • Pas 1 ore e nxjerrim dhe e trazojmë me pirua duke i shtypur pjesët e ngrira.E mbyllim dhe e futim përsëri në frigorifer për 1 orë tjetër.
  • E nxjerrim përsëri dhe e punojmë mirë me pirua.Kështu veprohet edhe njëherë tjetër dhe rezultati është si në figurë. Granita me limon është gati, e shërbejmë në kupat e akullores me disa fruta të freskëta sipër ose gliko limoni.

Receta të zgjedhura krostate limoni, biskota me shije limoni ose uje me limon.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Lëng frutash – Kajsi

Ja receta për lëng frutash, pa konservant dhe ngjyrues kimik. Vetëm me fruta të freskëta. Fruti i kajsisë në këtë periudhë ka arritur pjekjen maksimale dhe është i përkryer për lëng të freskët.

Si të përgatisim një Cocktail Mojito

Nëse sonte keni zgjedhur të rrini në shtëpi, mund shijoni këtë cocktail pas darkës dhe në sfond muzika juaj e preferuar pse jo dhe ndonjë shoqëri e këndshme. Mojito është një cocktail (long drink) alkolik me origjine kubane. Baza përbëhet nga rumi dhe shoqërohet me gjethe mente e cila i jep atë shije karakteristike.