Sheqerpare me kakao

Sheqerpare me kakao është një version ndryshe i recetës për sheqerpare. Zëvendësimi i miellit me kakao do i japi sheqerpares atë ngjyrë kafe dhe një shije të veçantë.

Sheqerpare me kakao

Prep Time25 minutes
Cook Time40 minutes
Resting30 minutes
Total Time1 hour 35 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 8 persona
Kalori: 360kcal

Video

Përbërësit

Për Sheqerparet

  • 480 gr miell
  • 350 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 2 lugë kos i bardhë
  • 1 pako pluhur për fryrje për ëmbëlsira
  • pak kripë
  • bajame ose arra

Për sherbetin

  • 600 gr sheqer
  • 400 ml ujë
  • 1/2 limon
  • 1 pako vanilje

Përgatitja

  • Në një enë shkrijmë gjalpin duke i hequr shkumën sipër dhe e lemë të ftohet.
  • Për të përgatitur sheqerpare me kakao hedhim në një enë qelqi miellin së bashku me kakaon dhe e trazojmë. Shtojmë sheqerin dhe më pas vezët një nga një duke i trazuar me një rrahëse dhe në fund shtojmë gjalpin e ftohtë.
  • Pasi e shikojmë që brumi është bërë një masë e plotë e mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e futim në frigorifer të pushojë.
  • Brumin e vendosim mbi tavolinën e punës dhe e hapim me pec në trashësi 2 cm. I presim në forma rrethore dhe i vendosim në tavë. Në mes, çdo sheqerpare i bëjmë nga një vrimë për të vendosur frutën e thatë sipas dëshirës.
  • Tavën me sheqerpare me kakao e pjekim në temperaturën 180° për rreth 40 minuta.

Sherbeti

  • Në një enë hedhim sheqerin ujin dhe e lemë të zieje për 6-7 minuta. Nga fundi i zierjes hedhim lëngun e limonit dhe vaniljen. Pasi janë pjekur sheqerparet dhe janë vakur u hedhim sherbetin e nxehtë. Në mesin e çdo sheqerpare vendosim arra ose bajame.

Receta të tjera që mund tu interesojnë kompekaj, semolina ose tiramisu me çokollatë.

Ju bëftë nga artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Akullore me pana

Akullore me pana e përgatitur në shtëpi ka shumë avantazhe pozitive. Produktet mund ti zgjedhim cilësorë dhe mund të përgatitet pa shtuar konservantë ose ngjyrues ushqimorë.

Receta për Cheesecake

Cheesecake ose tortë djathi është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane por tashmë e njohur në gjithë botën. Ka shumë variante për të bërë cheesecake si psh. me çokollatë, me fruta të ndryshme por ne sot kemi sjellë këtë recetë klasike.