Embëlsira, Receta për Festa
Komente nga Fb - 30 komente

Receta për Bakllava Shqiptare

Receta bakllava shqiptare Artigatimit Dessert Embelsira Shqip Tradicionale
Përgatitja: 2 H - Pjekja: 3 H - Sasia: 12 Persona

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballkanike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera.

Bakllavaja është karakteristike e kuzhinës së Azisë Qendrore e Jugperëndimore dhe e të gjitha shteteve që kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Otomane.

Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Përbërësit për Receta për Bakllava Shqiptare

    Përbërësit për brumin

  • 1 kg miell

  • 4 të verdha veze

  • 2 gota ujë të vakët

  • 1 filxhan vaj ulliri

  • 1/2 lugë kafeje kripë

  • pak niseshte
  • Përbërësit për mbushjen

  • 1 kg arra të qëruara

  • 500 gr gjalpë i shkrirë
  • Përbërësit për sherbetin

  • 1.7 kg sheqer

  • 1.2 l ujë

  • 1/2 limon

Video Receta Bakllava

Përgatitja për Bakllava Shqiptare


Hedhim miellin e situr në tavolinën e punës. Hapim një gropëz në mes të miellit ku hedhim të verdhat e vezëve, filxhanin e vajit, kripën dhe ujin e ngrohtë. Fillojmë e ngjeshim me kujdes brumin. Nëse e shikojmë të nevojshme mund të shtojmë përsëri pak ujë të ngrohtë.

Vazhdojmë të ngjeshim brumin derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të njëtrajtshme.
Brumin e përgatitur e fusim në një qese dhe e lemë të pushojë përreth një orë.

Pasi ka kaluar një orë, marrim brumin e përgatitur dhe e presim në toptha të vegjël. Hedhim pak niseshte në tavolinën e punës dhe vendosim topin e vogël të brumit. E hapim me kujdes me okllahi (pec), derisa të arrijmë një petë të hollë. Duhet të kemi kujdes që mos ti prishim apo çajmë. Petët duhet të jenë perfekte. Vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar të gjithë brumin. Petët e përgatitura i vendosim me kujdes që të thahen pak.

Vendosja e petëve në tavë

Pasi petët janë tharë pak i marrim dhe i vendosim një e nga një në një tavë të lyer me gjalpë.

Duhet të kemi kujdes që çdo petë ta spërkasim me gjalpë sipër e pastaj të vendosim tjetrën. Pasi kemi vendosur rreth 6-7 petë hedhim sipër një shtresë me arra të grira. Vendosim petën sipër, e spërkatim me gjalpë, vendosim një petë tjetër, e lyejmë edhe këtë me gjalpë dhe shtrojmë përsëri një shtresë me arra. Vazhdojmë në këtë mënyrë duke alternuar petët dhe arrat. Në fund e mbulojmë me 7-8 petë. Edhe petën sipër e lyejmë me gjalpë. E presim bakllavanë në copa në formë rombi.

E vendosim tavën me bakllava në furrë të nxehtë 100°C përreth 2 orë. 15 minutat e fundit të pjekjes e ngremë temperaturën e furrës në 150°C.

Heqim bakllavanë nga furra dhe e lemë të ftohet.

Përgatitja e sherbetit të Bakllavasë

Në një tenxhere të thellë hedhim ujin. Pasi uji vlon hedhim sheqerin. E trazojmë mirë, shtojmë dhe një lugë lëng limoni i cili e ndihmon sherbetin që të mos të ngrijë pasi të ftohet. E vendosim sherbetin të ziejë derisa të shkrijë komplet sheqeri.

Përgatitja përfundimtare e Bakllavasë

Pasi bakllavaja është ftohur komplet i hedhim sipër sherbetin jo shumë të nxehtë (rreth 80-85°C). E lemë të regjet mirë disa orë e më pas e shërbejmë bakllavanë në copa.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

receta-bakllava-shqiptare-artigatimit-dessert-embelsira-shqiptare-tradicionale-pete

30 Comments

  1. Dani says

    Pershendetje.
    Ju falenderojme per recetat qe po na i dergoni.
    Me kujdes e lexova kete recete per Bakllavane dhe mjaft mire e keni pershkruar se eshte nje game e gjere e popullates qe e perdore, mendoj jo vetem shqiptaret. Ka mjaft receta per bakllaven, andaj mu duk se si shpejt e keni kaluar udhezimin e pergatitjes se saj. Ju isha lutur qe te na postoni disa video incizime te pergatitjes se kesaj embelsire e cila vertet eshte e pazevendesuar. Sigurisht se edhe komentet e lexuesve do te na kishin ndihmuar shume nga pervoja e tyre qe kan. Fatmiresisht ne familjen time na pergatit zonja e shtepise bakllave te shkelqyer, ama edhe ne e hame shijshem.
    Edhe nje here shume flm dhe ne vend te perfundimit: URIME 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.

    • Dani shume faleminderit per urimet. Dhe ne urojme gjithe shqipetaret kudo qe ndodhen ”Gezuar 100 vjetorin e Pavaresise”.
      Persa i perket videos se pergatitjes se bakllavase jemi duke e pergatitur e se shpejti do ta publikojme.

  2. Vera Ndreca says

    a ka receta bakllavajet me pet te gatshme faleminderit shum per te gjith recetat qe na jena jepni

      • flo says

        a ben te perdoret mjalte se kam degjuar shum qe e perdorin dhe si/sa ta nderroj masen shm flm pergezime per faqen :)

        • Ne sherbet nuk mund ti hedhesh mjalte, sepse ndryshon shija e bakllavase. Nese deshiron mund ti hedhesh siper ne momentin kur e ha.

  3. luljeta says

    hahaha mos hani shum bakllava se per diet hiq nuk jan te mira ama hmm mej pa en foto long per goje po shkon ele ma mej hanger duart te lumshin Nerti .

    • Jo moj Luljeta se per nje here nuk ndodh gje…
      Shume faleminderit per fjalet e bukura.
      Gjithe te mirat!

  4. ERISA says

    kjo bakllava eshte shume e shijshme dhe shume e bukur flm per receten

  5. haziri says

    a ma sa kuleq duhet mi da dhe ka sa duhet mi thollu ju lutem na njoftoni

    • Duhet ti ndani kulaç tw vegjwl, rreth 25-30 gr. e hollojeni me diameter rreth 40cm. petet duhet te jene te holla sa nje flete cigare ose derisa te lexoni gazeten kur e vini poshte petes.

      • bukuroshja says

        jeni shum i sjellshem nerti dhe kto bakllava jan shum te shishme veq ne foto po per ti ngren edhe me te bukura te lumt nerti je shum i sjellshem

  6. FJOLLA JETULLAHU says

    BAKLLAVA ESHTE NJE EMBLSIE SHUM E BUKUR

  7. nevila says

    ju lutem mund te me tregoni se sa duhet ti leme te thahen petat e bakllaves sa minuta flm.

  8. Lindita says

    Po mknaqet me kto recetat ekisha nje pyetje sa minuta duhet te zije sherbeti?ju Faliminderit shum

  9. luljeta says

    Faliminderit shum per receta ,por desha te pys ,per bakllava te mbushura me keksa te bluar si behet..

  10. ilira says

    shume bukur ,gezuar festat ,qofte nje vit i mbare per te gjithe

  11. Pingback: Receta për Bakllava Turke | ArtiGatimit.com

Shkruani komentin tuaj - Komente