Si të gatuajmë perime në mënyrë perfekte?

Perimet janë jashtëzakonisht të shëndetshme; shumica e tyre mund të hahen të papërpunuara (mund të shërbehen si shoqëruese ose grihen në sallata), kështu që ato mund të gatuhen pothuajse me çdo mënyrë. Por duhet thënë se për disa perime, gatimi është i domosdoshëm për t’i bërë ato të ngrënshme.

Si të gatuajmë perime – Ruajtja e perimeve

Shumica e perimeve janë rritur dhe korrur në mjedis natyror ku mund të ekspozohen ndaj baktereve nga toka ose uji.

  • Mundohuni ti mbani larg të ftohtit ushqimet e papërpunuara, mos i vendosni në frigorifer me temperaturë të ulët sepse iu thahen lëngjet . Sigurisht nuk është e nevojshme që perimet të ruhen në frigorifer për një kohë të gjatë dhe në temperaturë të ulët, megjithatë temperatura normale në frigorifer mund të ndihmojnë në ruajtjen e vlerës së tyre ushqyese duke mos lejuar kalbëzimin e tyre.
  • Gjithmonë lani perimet para se ti konsumoni, përpiquni ti fërkoni me ujë të rrjedhshëm para ngrënies apo përdorimit për gatim. Larja ose qërimi i perimeve nuk është vetëm një mbrojtje ndaj mbetjeve të pesticideve; por është praktikë për sigurinë e ushqimit që ju do konsumoni.
  • Mos harroni të pastroni dërrasat dhe thikat, jo vetëm pasi të keni mbaruar por edhe gjatë përdorimit të tyre në gatim.

Krepa me perime

Këto krepa me perime janë vërtet te veçante, si nga mënyra e përgatitjes por edhe nga përbërësit. Ideal për të provuar diçka ndryshe, gjithashtu ne faqen tonë mund të gjeni recetën për krepa baze apo krepa me nutella.
Lexo recetën e plotë

Couscous me perime

Couscous me perime është një pjatë e njohur mesdhetare, me origjinë nga Afrika e Veriut. Kjo është një recetë e lehtë dhe e shijshme.
Lexo recetën e plotë

Për sa kohë këshillohet të gatuhen perimet?

  • Kjo varet nga shija personale, por duhet të dini se sa më gjatë t’i gatuani ato, aq më shumë lëndë ushqyese do të humbasin. Në ditët e sotme shumica e njerëzve preferojnë ti gatuajnë perime lehtë, duke i lënë ato me ngjyra të ndezura.
  • Kontrolloni nëse perimet janë gatuar mjaftueshëm duke i shpuar me thikë ose duke i shijuar ato. Kullojeni perimet dhe shërbejini menjëherë.
  • Nëse doni t’i shërbeni më vonë, vendosini ato në ujë të ftohtë që të mos gatuhen më shumë, më vonë i vendosni përsëri për pak minuta në ujë të valë dhe ato do të jenë gati për t’u shërbyer.

Karota në avull me vaj aromatizues

Perimet nuk duhet të mungojnë në tavolinë dhe mbi të gjitha karotat. Mënyrat që mund të përgatiten janë të shumta. Karota në avull është një recetë e thjeshtë dhe me shume vlera.
Lexo recetën e plotë

Patate në furrë

Patate në furrë është një pjatë që mbase nuk ka nevojë për recetë sesa disa këshilla për ti përgatitur në mënyrë të përsosur. Lexoni çfarë kemi përgatitur për këtë garniturë që nuk mungon asnjëherë në tavolinë.
Lexo recetën e plotë

Lexo cilat janë përfitimet e kërpurdhave

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Sallatë lakre super e shëndetshme

Lakra e bardhë është me vlera të larta ushqimore. Kjo recetë e thjeshtë sallatë lakre duke i shtuar asortimente të tjerë bëhet akoma më e mirë. Po japim recetën e përgatitjes së sallatës sipas një mënyre të thjeshtë e shpejtë.

Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakra është shumë e pasur me substanca të dobishme për shëndetin tonë. Në fakt nuk duhët të mungojë në tryezat tona. Kjo zarzavate është tipike e stinës së dimrit, e gjejmë deri në fillim të pranverës. Me lulelakrën mund të bëjmë disa receta si pjata të para apo garnitura për të shoqëruar pjata me mish a peshk. Ne kemi sjellë një recetë të thjeshtë e të shpejtë.

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.

Kastravecë turshi

Kastravecë turshi është një recetë tjetër që na mundëson të konservojmë kastravec për një kohë të gjatë. Kastravecët duhet të jenë në madhësi mesatare dhe zgjidhni ata më cilësorët. Kastravecë turshi kanë një kosto të ulët dhe mund të shoqërojnë çdo pjatë ose mund të shërbehen gjatë një aperitivi midis miqsh.

Pure qiqra

Qiqrat janë më energjiket dhe më ushqyeset të familjeve të legumeve. Ato kanë përmbajtje të lartë në proteina. Kjo është receta për përgatitjen e pure me qiqra.