Trilece

Trileçja është një ëmbëlsirë shumë e mirë sidomos për fëmijët.
KJo lloj ëmbëlsire është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe thuhet që origjinën e ka pikërisht atje, nga merr edhe emrin ‘tres leches’, ( dmth. tre lloj qumështi). Trileçja është një pandispanjë e lagur me qumësht dhe me karamel.

Përbërësit për Trilece

    Përbërësit për pandispanjën

  • 6 vezë

  • 200 gr miell

  • 200 gr sheqer

  • pak vanilje pluhur
  • Përbërësit për kremin

  • 300 gr qumësht

  • 300 gr pana të freskët

  • 300 gr qumësht i kondesuar ( qumësht Panda )

  • pak karamel

Video Receta Trilece

Përgatitja

Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës.

Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë e i rrahim këto të fundit me rrahësin elektrik.
Vazhdojmë ti rrahim derisa të arrijmë një masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë shtojmë me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke e trazuar gjithmonë.
Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një e vazhdojmë ti rrahim përsëri. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin me kujdes që të mos bëhen kokrriza. I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar e të kenë formuar një masë homogjene. E hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 25-30 minuta.


Pasi është pjekur pandispanja e lemë të ftohet pak. Më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet nga të dyja anët me majën e një thike.

Në një enë hedhim qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, i trazojmë mirë bashkë derisa ky i fundit të jetë shkrirë komplet. Hedhim panën e freskët në tavën që kemi pjekur pandispanjën. Vendosim sipër pandispanjën. Hedhim mbi të përgatitjen e qumështit. Sipër shtojmë karamel ( mund të shtoni sipas dëshirës edhe çokollatë të shkrirë). Vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë. Më pas e presim në copa katrore të vogla dhe e servirim.

Ju bëftë mirë!

Receta të tjera

+ 100 Komente

  1. Tina

    sod kam ditlindjen dua ta bej nje torte si trileqja por kam nje pyetje a duhet shtuar ndonje peciv qe te fryhet pandispanja

  2. nerti

    Shume urime Tina!
    Per te bere pandispanjen e trileces nuk ka nevoje te shtosh asgje, as sode e as maja sepse vezet e ndihmojne ne fryrje.
    gjithe te mirat!

  3. besa

    kam nje pytje per ju si ta pergadis karramelin dhe pse pandishpanja pe mpin te gjit karramelin pas ni ore ose me pak edhe nese osht karrameli i trash.

  4. Nerti Post author

    Besa karamelin mund ta pergatisesh me sheqer, uje dhe disa pika limoni, vendosi te ziejne e kij shume kujdes sepse sheqeri arrin temperatura shume te larta. Trazoji me nje luge druri.
    Pandispanja eshte e pergatitur ne kete menyre qe te thithe te gjithe qumeshtin e karamelin, pikerisht aty qendron magjia e kesaj embelsire. Nese ty te duket pandispanja e lagur komplet, nuk ka nevoje ti shtosh perseri karamel.

  5. Dorun

    Mund te me tregon se çfarë është pana e freskët? sepse jamë në Kosovë dhe ketu nuk pe kuptojme se qfarë është… Falemnderit për pergjigje të shpejtë!

  6. zana

    une jam hanger ne kosove trilece dhe shum e shijshme ish kam qef ta pergatis po qfar qumshti ashte ajo panda nuk ban veq qumsht kshtu normal a se une jam ne suedi e nuk e di ktu qfare ashte ata panda?

      1. hanna

        Ardi shum ju faliminderit per kto recepta te embelciravet trilece e kam provuar sipas shpjegimit qe e keni komentu esht shum e shishme !!!!! ju falemiderit

    1. nora

      pershendetje,panda ketu ne angli quhet condensed milk.gjendet ne kanace dhe eshte qumesht i trashe me shume sheqer.perkthe condensed milk ne suedisht dhe do gjesh emrin e tij.
      uroj te te kem ndihmuar.

  7. viola

    Nese eshte e mundur te me tregoni si behet krem karameli per trileqe,se une disa here e kam pergaditur karamelin me sheqer e uje,por nuk eshte ai i njejt me at karamelin qe e pergadisin neper embeltore,sepse eshte me i trash dhe nuk bien posht si marmelat,kurse une kur e pergadis pas nje kohe nuk mbetet mbi pandishpanj,bien posht,dhe mbi veq sa duket qe eshte nje shtres e kaft.Ju lutem nese eshte e mundur te me tregoni cka i shtohet tjeter perveq ujit e sheqerit,sepse edhe ne markete ne shqiperi e kam par qe shitet po eshte i trash.

  8. katia hasa ramadani

    E bera vet dhe me doli shum e Mir shum flm per receten qe na dhat…ato qe Jan jasht shqipris si UN qumshtat Jan qumesht I zakonshen ne kuti dhe concentrate milk ….bejeni esht shum e mir…..flm arti gatimit per keto recita te mrekullushme qe na jepni shum flm :-) :-)

    1. Ermira

      Pajtohem me Nertin….
      Faleminderit shume per miresjelljen qe tregoni gjithmone ndaj neve…
      Siq e permendi edhe Nerti vazhdoni keshtu te na shtruani dhe te na ndiqni si gjithmone sepse ju premtojme se çdo here do te kete receta te mira e me te mira!

      Ju befte te mire!
      Ju pershendesim ! :D

  9. nerti

    Ju falenderojme te gjitheve per fjalet e bukura! Na behet qejfi qe i keni provuar recetat e ju kane pelqyer. Vazhdoni te na ndiqni si gjithmone e na shkruani.
    Gjithe te mirat!

      1. lorina bici

        shume faleminderit per recetat qe na servirni ,por doja tju pyes per miellin ,mos ka ndonje emer mielli qe ju perdorni per pandispanjen apo duhet miell i zakonshem dhe nuk ka ndonje problem ne pergatitje ????? Shume faleminderit .

  10. mire

    kom deshir ta bej dhe vet ket recept po nuk po ekuptoj kete qumshtin panda dhe ky qumshti i kondesuar jam nga kosova jetoj ne gjermani dhe karrameli per ta pregatditur nese ka mundsi me Mtregu ju pershendes.

    1. Nerti Post author

      smotana, šľahačka v. Me kete fjale mund te gjesh panen ne Slloveni.
      kondenzované mlieko. Kurse me kete fjale mund te gjesh qumeshtin e kondesuar ne Slloveni.
      Shpresoj te te kem ndihmuar.

  11. viki

    Prsh arti gatimit une ekam bere trileqen shumee mire me eshte bere po une e kambere ne vend te karameles me qokollat te embelsirave a mund te behet me mermelat vishnje,, se karamelin sdi ta beje dhe nuk di me gram sa duhet uje e sheqer flm nga ju….

    1. Nerti Post author

      Viki nese ty te pelqen me çokollate mund ta besh me te, edhe me marmelate mund ta besh siper, mjafton qe te jete pak e lengshme. Shija e trileçes nuk do te jete e njejte, por gjithsesi do te jete e shijshme.
      Gatim te mbare!

    1. Nerti Post author

      Pana eshte nje nenprodukt i qumeshtit-ajke ose maze. se shpejti do te botojme nje artikull me fjalor te kuzhines.
      Qumeshti i kondesuar eshte qumesht i koncentruar i embel.

  12. silva

    shume faleminderit per receten . doja tu pyesja per miellin .. mund te perdorim miell te thjesht apo duhet mjell per embelsira .?

  13. Idriz Kallabllaki

    Shum mir um ka dal mu perbes. Po nuk mu ka fry fort pandispanja e nashta vyn me i shtu do peciv per me u fry kjo far pandispanja.

    Faleminderit Idrizi

  14. Ramazan

    Receta per pergatitjen e trileces eshte shkruar dhe shpjeguar shume mire.Pergezime gjithe stafit te guzhines.Kjo eshte nje ndihme e mire per amvisat e shtepise.

    1. Nerti Post author

      Te falenderojme per fjalet e bukura e na behet qejfi qe e keni kuptuar receten. Mundohemi qe te bejme me te miren.
      Ia kalofshi bukur.

  15. Bersida

    Bravo embelsire e shijshme duket dhe menyra e gatimit ishte shume qarte bravo kisha vetem nje ? Ceshte pana se doja ta provoja nje hère kete embelsire po kete pana se di ceshte flm

  16. Pingback: Receta per Trilece - Bukuri.com

  17. ESRA

    qumshti panda a eshte normal qumsht si qdo qumsht tjeter apo eshte ndonje qumsht tjeter si ne kosov qysh e kemi hopla edhe halta ?

  18. Dafina Arti

    shum shpjegim i kjart flm shum artigatimit por un jetoj ne itali dhe me qfar emri mund ta gjej ket panna a mund te jet panna da montare 30% indyr
    flm nga ju

  19. Dafina Arti

    esht hera par qe hy ket faqe por vertet me pelqeu kam shikuar shum her si mund ta gjej kjart ket recet te trileqes po skam mundur dot

  20. Dafina Arti

    shum FALEMINDERIT PER SPEGIM SHUM E MIR KA DAL TRILEQJA PAKEZ PANDISPANJA E HOLL DHE KARAMELIN ME SHEQER PE PREGADIS POR PO NGRIHET SHEQERI PASTAJ SI TJA BEJ QE MOS NGRIHET DHE TE JET ME I TRASH KARAMELI FLM
    PER MIRKUPTIM

    1. nerti

      Dafina pandispanja s’duhet te fryhet shume, eshte normal. Karamelin trazoje vazhdimisht. Lexo komentet me lart. Gatim te mbare.

  21. Jonida

    Pershendetje dhe urime per faqen juaj me gatime te arritshme nga lexuesit nga shpia.

    Trilecja me pelqen shume si embelsir dhe e kam ber disa her por karameli ngrin, si eshte e mundur kur e blej e ka karamelin e shkrir dhe kur une e pergatit me ngrin gjithmon. A ka ndonje sekret???

    Shume faleminderit dhe pune te mbare
    Xxx

  22. Valbona

    Pershendetje a ka mundesi te me tregoni ne anglisht cfar eshte PANA fresh dhe PANDA qumesht ,sepse nuk po e di qfar jane….ju pershendes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>